KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Polonia: Perëndimi t’u përgjigjet sulmeve ruse në gjuhën që Putini e kupton
Botë

Polonia: Perëndimi t’u përgjigjet sulmeve ruse në gjuhën që Putini e kupton

Kosova News
Kosova News 15:34 -03/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Polonia i ka bërë thirrje Perëndimit që t’i përgjigjet Rusisë, pasi Moska kreu dy sulme masive ajrore në Ukrainë dhe Kievi u kundërpërgjigj me sulme në rajonet kufitare ruse dhe në Krimenë e pushtuar.

Të paktën pesë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmet ruse me dronë dhe raketa në dhe përreth Kievit, por edhe në Harkiv më 2 janar. Ushtria ukrainase kishte raportuar për sulme në shkallë të njëjtë edhe ditë më parë.

Më 3 janar, ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaw Sikorski, tha e Perëndimi duhet t’u përgjigjet sulmeve “në gjuhën që [presidenti rus, Vladimir] Putin e kupton: ashpërsimin e sanksioneve në mënyrë që ai të mos mund të prodhojë armë të tjera me komponentë të kontrabanduar dhe duke i dhënë Kievit raketa me rreze të gjatë veprimi që do t’i mundësonin të kryente sulme në vendet prej ku Rusia kryen sulme dhe në qendrat e komandimit”.

Ditë më parë, Putin ka thënë se shteti i tij do të “intensifikojë” sulmet ndaj Ukrainës, duke shtyrë ministren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, të akuzojë Moskën se po kërkon që ta “asgjësojë” Ukrainën.

Gjermania “do të qëndrojë me popullin e Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, shkroi ajo në X, që më herët njihej si Twitter.

Rritja e sulmeve vdekjeprurëse, shumica e të cilave kanë për cak zonat e banuara, ka nxitur ambasadorin e Francës në Kombet e Bashkuara, Nicolas de Riviere, të deklarojë se është pesimist për rrjedhën e ngjarjeve në Ukrainë.

Sipas tij, situata në Ukrainë është përkeqësuar jashtëzakonisht shumë.

Më herët gjatë 3 janarit, dronët ukrainas sulmuan Krimenë, gadishullin që Rusia e aneksoi ilegalisht më 2014, dhe dy rajone ruse në kufi me Ukrainën, shkruan REL.

Autoritetet ruse nuk kanë raportuar për viktima nga sulmet në rajonet kufitare. Por, javën e kaluar, si pasojë e sulmeve, që Moska ka thënë se janë kryer nga Ukraina, në rajonin rus të Belgorodit u vranë 25 persona.

Ukraina po i bën thirrje aleatëve perëndimorë që të përshpejtojnë dërgesat e sistemeve të mbrojtjes ajrore, të raketave me rreze të gjatë veprimi, dronëve luftarakë, në mënyrë që t’iu kundërpërgjigjet sulmeve ruse.

Gjithashtu lexoni:

Alarm para finales së Botërorit, ndotja e ajrit shqetëson New York-un

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Kosova News 03/01/2024 03/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
scattered clouds
31° _ 31°
40%
2 km/h
Fri
30 °C
Sat
37 °C
Sun
36 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Dorëzohen prokurorët dhe gjyqtarët serbë në veri, pas 4 vitesh  tërheqin dorëheqjet dhe kërkojnë rikthim në vendin e punës
15:44 -17/07/2026
Zhvillimi i garave automobilistike mbyllet segmenti rrugor Brezovicë-Prevallë
15:35 -17/07/2026
Sveçla kërkon përgjegjësi për projektin e Rrugës A: Hetimet duhet të shkojnë te burimi i problemit
15:08 -17/07/2026
Ministria e Shëndetësisë hap tender prej mbi 5 milionë eurosh për furnizim me barna për sëmundje të rralla
14:58 -17/07/2026
Konjufca e Hoxha takohen në Washington, flasin për zhvillimet e fundit
14:42 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?