Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është deklaruar pas takimit trepalësh në Bruksel.
“Ka qenë takim i vështirë dhe besoj që do të ketë takime të tjera. Kurti nuk është i gatshëm ta pranojë Asociacionin. Shpresoj të arrihet kompromis. Kam frikë që do të ngelim në këtë çështje. Kjo është dashur të realizohet”, tha ai.
Me sa kam kuptuar, më 18 mars do të duhet të shihemi në territorin e Maqedonisë së Veriut. Në atë kohë, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, do ta vizitojë rajonin”, tha Vuçiq.