Seanca e Kuvendit të Kosovës, ndonëse ishte paraparë të niste në orën 10:00 ajo është shtyrë për najë kohë për shkak të mungesës së deputetëve.
Në rend dite në këtë seancë ka qenë miratimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare, ku miratimi i tyre kërkon që në seancë të jenë të pranishëm 80 deputetë.
Pas disa tentimeve është arritur numri nevojshëm i votava dhe kanë kaluar marrëveshjet ndërkombëtare, duke përjashtuar këtu deputetët e LDK-së që dolën kundër e nuk votuan për reformën sociale.
Sido qoftë me shumivë të nevojshme të votava sot kaloi Projektligji nr.08/L-162 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”,
Mandej Projektligji nr.08/L-203 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin -korniza e qyteteve të gjelbërta 2 dritarja 2 – efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,
Si dhe është votuar e ka kaluar edhe Projektligji nr.08/L-204 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin -efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prizren, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Votimi i këtyre marrëveshjeve, i ka hapur rrugë fillimit të raportimit të kryeministrit Albin Kurti në Kuvend, në lidhje me procesin e dialogut. Ai aktualisht po flet për arritjen e marrëveshjes…

