Mbrëmë rreth mesnatës, më saktësisht në orën 23:55 një ngjarje e rëndë ka tronditur komunën e Skenderajt. Atje në një pikë kontrolli u plagosën dy policë të Kosovës, pasi disa persona i sulmuan si reagim i shqiptimit të një tikete të trafikut.
Deri tani është raportuar se në këtë ngjarje të dhunshme dyshohet të jetë i përfshirë ish-nënkryetari i Skënderajt dhe ish- deputeti nga radhët e PDK-së,Nuredin Lushtaku me disa familjarë të tij.
Por, nuk është ky rasti i vetëm që ish- deputeti i PDK-së gjindet dhe shihet në këso sutuata të dhunshme.
Ai madje gjashtë vite më parë, sa ishte deputet, për pak sa nuk e goditi një koleg të tij në sallën e Kuvendin të Kosovës.
Nuredin Lushtaku në vitin 2016 i ishte sulur dhe për pak ta godiste deputetin e Vetëvendosjes, Glauk Konjufcën, i cili tani mban postin e kryeparlamentarit të Kosovës.
Kanë qenë deputetët tjerë që e ndaluan Lushtakun që mos ta godiste Konjufcën, i cili në ato qaste ishte duke mbajtur fjalimin e ku përmendi se kush e kishte akuzuar për vrasje Kadri Veselin, e më pas kishte cituar Sami Lushtakun që në një fjalim të tij të mëparshëm thoshte se akuza ndaj UÇK-së kanë bërë edhe bashkëpartiakë e ministra nga radhët e PDK-së.
Si do qoftë , tani Lushtaku përballet me një situate të re. Ai dyshohet se së bashku me disa familjarë është i përfshirë në rastin e plagosjes së policëve dhe për këtë punë është intervistuar nga policia.
Deri tani nga Policia e Kosovës është thënë se lidhur me rastin janë arrestuar dy persona derisa dy të tjerë janë ende në kërkim.
Sipas njoftimit, njëri nga policët ka marrë plagë nga arma e zjarrit derisa tjetri ka marrë lëndime nga mjetet e forta./Kosovanews/
Për më shumë shihni videon:

