KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Gërvalla flet për Albright: Ishte e fuqishme, ajo mund të bënte ndryshimin
Politikë

Ministrja Gërvalla flet për Albright: Ishte e fuqishme, ajo mund të bënte ndryshimin

Kosova News
Kosova News 10:02 -23/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Me iniciativë të presidentes Vjosa Osmani, në Prishtinë, sot për të dytën ditë me radhë, po vazhdon punimet Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili ka mbledhur mbi 400 pjesëmarrës.

Përgjatë dy ditëve sa do të zgjasë ky Forum, folës, panelistë e diskutues të tjerë do të debatojnë në temën bosht “Ndërtimi i Aleancave për Paqe të Qëndrueshme”.

E sot me fillimin e punimeve një fjalë rasti ka mbajtur ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila mes tjerash në kuadër të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, foli për ish-sekretaren amerikane, Madeleine Albright.

Ajo u shpreh se Albright ishte një prej njerëzve më të rëndësishëm për Kosovë.

- Reklamë -

“Albright ishte ajo që ndërroi rrjedhën e historisë, politikanja më e vendosur në botë në atë kohë. Mobilizimi i grave ka të bëjë me barazinë dhe cilësinë, sepse gratë sjellin një cilësi tjetër, shumë më të kërkuar në tavolinë”, u shpreh ajo.

Gërvalla u shpreh se Albright ishte e fuqishme dhe ajo mund të bënte ndryshimin, përcjell Klankosova.tv.

“Albright ishte më e mirë dhe më e fuqishme se shumë nga kolegët e saj, sepse ishte ndryshe mund të bënte ndryshimin. Gratë duan dhe gratë mund ta bëjnë diferencën. Gratë duhet të jenë edhe më të mira, të punojnë edhe më shumë për të qenë të suksesshme, mobilizimi i potencialit të grave ka të bëjë me barazinë”, u shpreh tutje ajo.

Panelistëve dje, në ditën e parë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, u është drejtuar përmes një video-fjalimi edhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili tha se forumi i organizuar nga presidentja Osmani bashkon dy gjëra që i kishte shumë për zemër sekretarja Madeleine Albright: popullin e Kosovës dhe fuqizimin e grave.

Ndërsa, presidentja Vjosa Osmani theksoi se nëse dëshirojmë të mirëmbajmë paqen, mund ta bëjmë vetëm nëse gratë janë në tavolinat vendimmarrëse. Presidentja u ka ndarë grave të Ukrainës, Çmimin Presidencial të Meritave./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Von der Leyen në Tivat: Duhet ta bëjmë zgjerimin më të shpejtë, Shqipëria e Mali i Zi po ecin mirë drejt vijës së finishit

Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtjen e prodhuesve vendorë

Haxhiu takohet me Kryeministrin e Çekisë, flasin për proceset euroatlantike

Ambasada amerikane ripërsërit thirrjen e Prattipatit: Bashkohuni në një partneritet afatgjatë me Amerikën për të siguruar të ardhmen energjetike

Kusari-Lila njofton dy vendime tregtare nga ministria e saj

Kosova News 23/10/2022 23/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
14° _ 13°
89%
1 km/h
Fri
24 °C
Sat
23 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C
Tue
24 °C

Lajmet e Fundit

Von der Leyen në Tivat: Duhet ta bëjmë zgjerimin më të shpejtë, Shqipëria e Mali i Zi po ecin mirë drejt vijës së finishit
13:38 -05/06/2026
Nis ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër, Kurti: Sa më shumë ura, aq më e fortë lidhja
13:22 -05/06/2026
Policia jep detaje për arrestimin e dy zyrtarëve komunalë në Mitrovicë të Veriut
13:01 -05/06/2026
Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtjen e prodhuesve vendorë
12:43 -05/06/2026
Lirohen nga stacioni policor kreu i Mitrovicës së Veriut Radojeviq dhe kryesuesi i Kuvendit
12:28 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?