KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tensionet e nxitura nga Serbia në veri, Abdixhiku e fajëson Kurtin
Politikë

Tensionet e nxitura nga Serbia në veri, Abdixhiku e fajëson Kurtin

Kosova News
Kosova News 11:13 -19/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në anën serbe afër Jarinjës – pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë  dje është mbajtur një protestë e thirrur nga grupe djathtiste serbe, si shenjë mbështetjeje ndaj barrikadave që kanë ngritur serbët lokalë në veri të Kosovës.

Ndërkohë serbët në veri po vazhdojnë t’i mbajnë barrikadat dhe mos të dëgjojnë thirrjet e Qeverisë dhe bashkësisë ndërkombëtare për t’i hequr ato.

E për gjithë këto zhvillimeve dhe situatën në veri, sot ka shkruar edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili e ka quajtur si normalizim i jonormales.

Abdixhiku madje e ka fajësuar në një formë kryeministrin Kurti për tensionet në veri dhe jo shtetin serb.

“Albin Kurti tashmë ka rënë në kurthin e Serbisë. Ai s’mund as të krijojë stabilitet e as të ushtrojë sovranitet në veri. Ai sot nuk ka as edhe një plan shtetëror për të ballafaquar gjendjen në veri. Barrikadat e grupeve kriminale po bëhen tashmë të zakonshme, siç po bëhet i zakonshëm dhe moszëvendësimi i qindra policëve të dorëhequr, prokurorëve, gjyqtarëve e punëtorëve administrativ në veri që s’ushtrojnë detyrat pa të cilat shteti nuk ka përfaqësim”, ka shkruar Abdixhiku.

Për më tepër, sipas kreut të LDK-së, sot Kosova as nuk ka institucione shtetërore në veri e as që mund të organizojë zgjedhje demokratike për t’i zgjedhur këto institucione aty.

“Pra jemi në vakum administrativ. Nëse ishte keq e rëndë në Veri, sot është dhe më keq e edhe më rëndë se që ishte paraprakisht. Kjo është e vërteta në veri dhe këtë të vërtetë institucionet e Kosovës s’mund ta lejojnë të normalizohet tani. Fjalimet e kota e populliste nga foltoret në Prishtinë sot humbasin përbrenda thatësisë. Sot humbasin dhe zërat që i kërkonin Kosovës t’i shpërfaqë sovranitetin aleatëve tanë, tek po të njëjtit aleatë që thirremi sot për ndihmë kur bandat kriminale të Serbisë e Rusisë veprojnë në territorin tonë lirshëm e pa pengim”, ka shtuar tutje Abdixhiku.

Prandaj, sipas tij, koordinimi është mençuri e maturi.

Abdixhiku konsideron se ecja me aleatë ka qenë gjithnjë interes kombëtar i Kosovës.

“Ai shpërfaqet si servilitet vetëm përpara politikanëve të turmave e ideologëve anti-perëndim që për qëllim të hapur mbajnë rrënimin zhbërjen e Republikës së Kosovës. Qeveria e Kosovës duhet të kërkojë ndihmë. Nga aty të koordinojë çdo hap të ardhshëm me aleatë për të kthyer rendin e ligjin në veri. Sjellja e vonuar, apo e pakoordinuar, është vazhdimësi e rënies në kurthin e Serbisë”, ka thënë Abdixhiku.

Gjithashtu lexoni:

Serwer: Dialogu i Brukselit i ka mbërritur limitet, SHBA-ja nuk ka interes që të përfshihet

Haliti: Limaj ka ambicie, por jo fuqi politike për kryetar të Kuvendit

Kosovë – Armeni, formacionet zyrtare

Aksident trafiku Prishtinë-Ferizaj, një person i lënduar

Tentativa e 28-të, nesër mblidhen sërish deputetët

Kosova News 19/12/2022 19/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
88%
2 km/h
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
24 °C
Tue
22 °C

Lajmet e Fundit

Task Forca Ajrore e KFOR-it, me komandant të ri
21:40 -06/06/2025
Serwer: Dialogu i Brukselit i ka mbërritur limitet, SHBA-ja nuk ka interes që të përfshihet
21:08 -06/06/2025
Sylvinho: Serbia ka ekip të fortë, por ne luajmë për fitore
21:05 -06/06/2025
Kosova mposht Armeninë me plot meritë në “Fadil Vokrri”
21:03 -06/06/2025
Gjenden armë dhe municion në shtëpinë e gjakovarit që dyshohej se ushtroi dhunë ndaj gruas
19:52 -06/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?