KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sveçla shpalos detaje për orën “Rolex”, që ia dhuroi kryeministri i Katarit   
Politikë

Sveçla shpalos detaje për orën “Rolex”, që ia dhuroi kryeministri i Katarit   

Kosova News
Kosova News 21:34 -08/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se për orën që e mori dhuratë nga shteti i Katarit gjatë vizitës së tij në këtë vend. Për këtë ngjarje ditë më parë kishte raportuar ekskluzivisht Kosovanews. Ministri i Brendshëm, në emisionin “Sonte me Rronin” në KTV ka shpalosur detaje rreth kësaj ngjarje. Ai ka thënë se e ka njoftuar menjëherë kryeministrin Albin Kurti, të cilët i kërkoi sqarime se çka duhet vepruar.

“Pas takimit, protokolli i kryeministrit më dorëzoi një qese letre, një dhuratë nga kryeministri. E hapa dhuratën dhe e pashë që është një dhuratë e shtrenjtë, që siç duket për këtë vend (Katarin v.j.) nuk është e jashtëzakonshme. Për rrethanat tona është jashtëzakonisht e shtrenjtë. Në një hulumtim sipërfaqësor që bëra, kam kuptuar se është rreth 20 mijë euro. Menjëherë i kam shkruar kryeministrit Kurti dhe e kam njoftuar për këtë dhuratë”, tha Sveçla, transmeton Klankosova.tv.

Ministri i Punëve të Brendshme theksoi se po të kthehej një orë e tillë, raportet mes Kosovës dhe Katarit do të mund të lëndoheshin.

“E kam njoftuar Kurtin se dhuratën do ta marrë, por jo për vete, por si shenjë mirënjohje e Katarit për Kosovën. Ora klasifikohet si dhuratë e karakterit personal. Nuk mund të vendoset apo të ekspozohet si institucion. Vendimi ka qenë i qartë. Ora ndodhet në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Me të aterruar në Aeroportin e Prishtinës, në momentin e parë e kam deklaruar në Doganë”, rrëfeu Sveçla.

Ai potencoi se nga Dogana ka marrë një vërtetim që po e japë orën, e pastaj tha se i është drejtuar Agjencisë Kundër Korrupsion (AKK), për sqarime.

“Nuk kemi pasur problem me Doganën. Hera e parë që një zyrtar i Kosovës deklaron një dhuratë të tillë. Nuk besoj se ora është vlerë që përcakton një individ. Për mua, të ju them të drejtën, nuk mendoj se përkon me realitetin e Kosovës, që një zyrtar të marrë një dhuratë të tillë ose të mbajë një orë kaq të çmuar”, deklaroi ministri Sveçla.

Për takime të tjera jashtë vendit, Sveçla deklaroi se ka shumë, por që disa refuzohen për shkak të agjendës. Sveçla shtoi se në të gjitha takimet jashtë vendit që ai e kabineti i tij i kanë pasur, Kosova ka përfituar projekte. /KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Guerot pas takimit me Kurtin: U diskutua për integrimin evropian dhe formimin e qeverisë

Anulimi i konferencës së Trendafiloves, Gucati: Besoj që ia arritëm qëllimit

Sveçla priti Shefin e ri të OSBE-së në Kosovë, McGurk

Ahmeti: Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës s’duhet të trajtohet si mjet pazari

Rexhepi: Patjetër duhet të respektohet presidentja

Kosova News 08/06/2022 08/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
overcast clouds
10° _ 8°
84%
2 km/h
Tue
18 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
11 °C
Sat
13 °C

Lajmet e Fundit

Guerot pas takimit me Kurtin: U diskutua për integrimin evropian dhe formimin e qeverisë
13:56 -13/05/2025
Anulimi i konferencës së Trendafiloves, Gucati: Besoj që ia arritëm qëllimit
13:50 -13/05/2025
Nënshkruhet marrëveshja për siguri në komunikim ndërmjet FSK-së dhe EUCOM-it
13:36 -13/05/2025
Sveçla priti Shefin e ri të OSBE-së në Kosovë, McGurk
13:32 -13/05/2025
Arrestohen liderët e “Mbretërisë së Gjermanisë”
13:21 -13/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?