Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka reaguar për sulmin ndaj dy të rinjve serbë në Shtërpcë.
Sveçla, sulmin e konsideroi si të papranueshëm, teksa bëri të ditur se autori do të përballet me ligjet e Kosovës, përcjell KosovaNews.
“Sulmi ndaj 2 qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë është i papranueshëm dhe do të dënohet me forcën e plotë të ligjit. Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime të shpejta dhe ka arrestuar autorin. Ne jemi të përkushtuar që të ruajmë sundimin e ligjit në të gjitha pjesët e Kosovës”, është shprehur Sveçla, përmes një postimi në Twitter.
The attack on 2 Kosova Citizens in Shtërpcë is unacceptable and will be punished to the full extent of the law.?? Police have taken swift action and arrested the perpetrator. We are committed to upholding rule of law in all parts of Kosova.
— Xhelal Sveçla (@XSvecla) January 6, 2023
Dy persona, njëri 11-vjeçar e tjetri 21-vjeçar, janë plagosur këtë të premte në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, pasi në drejtim të tyre është shtënë me armë zjarri nga një automjet në lëvizje.
I dyshuari për këtë rast, A.K. i moshës 33 vjeçar, është identifikuar dhe arrestuar nga Policia e Kosovës.
Lexo po ashtu: