KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sinani dhe Mustafa thonë se Arifi është i kontrolluar nga Beogradi dhe gërditshëm është kthyer në patericë të Vuçiqit e Daçiqit
Politikë

Sinani dhe Mustafa thonë se Arifi është i kontrolluar nga Beogradi dhe gërditshëm është kthyer në patericë të Vuçiqit e Daçiqit

Kosova News
Kosova News 14:44 -23/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ardita Sinani, këshilltare e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për Luginën e Preshevës, e ka akuzuar kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, se është i shantazhuar dhe i kontrolluar nga Beogradi, teksa këto deklarata të saj Arifi i ka cilësuar shpifje.

Sipas Sinanit, gjatë mëngjesit të së dielës, për herë të parë në historinë e Kuvendit Komunal në Preshevë, është mbajtur seancë e jashtëzakonshme që nuk është transmetuar askund. Ajo ka thënë se seanca të tilla mbahen për zgjatje të jetës politike të Shqiprim Arifit.

“Është zgjatje e jetës politike, sepse ditëve të fundit, pakënaqësitë me udhëheqjen e pushtetit lokal përveç se nga jashtë taborit politik të shumicës, ato u shpërfaqën edhe brenda tij. Duke sjellë kështu situatën kur një këshilltar nga radhët e APN-së dhe subjekti politik UDSH të distancohen nga politikat e të parit të Komunës dhe duke u tërhequr nga shumica qeverisëse në pushtetin lokal në Preshevë. Prandaj është zgjatje e jetës politike të një individi”, ka shkruar ajo në Facebook.

Sinani më tej është shprehur se në seancën e së dielës që thotë se është mbajtur në mënyrë tinzare, kanë marrë pjesë 18 këshilltarë komunalë shqiptarë dhe këshilltarë serbë.

“Sepse sot, në ditë vikendi, pa mbulim mediatik, në mënyrë tinëzare një shumicë e brishtë prej 20 këshilltarëve, prej tyre 18 këshilltarë shqiptarë dhe 2 këshilltarë serbë brenda më pak se 5 minutave u bënë pjesë e një turpi që do të mbahet mend gjatë. Në ato pak minuta të të ashtuquajturës ‘seancë’, u kaluan një mori pikash të rendit ditës, pa asnjë diskutim, pa asnjë debat dhe pa asnjë sqarim se pse ky pushtet lokal pati ngërç politik sa të vijë puna që në limitet e afatit ligjor të mbajë ‘seancë’”, ka theksuar ajo.

Ajo e ka akuzuar Arifin për zhytje në “llumin e nëntokës së politikës së Beogradit”, i cili seancën e ka mbajtur nën arsyetimin për të shqyrtuar situatën politike në Preshevë.

“Mbase do të dalin në pah edhe marrëveshjet e errëta me Listën serbe, grupacion politik që dihet botërisht që vendimet politike për të qenë apo jo të përfshirë në ndonjë akrobacion të tillë si ky i sotshmi, i merr nga qendra në Beograd. Gjegjësisht nga Aleksandër Vuçiqi. Mbase edhe do të kuptohet nga të gjithë, pse një grupacion politik shqiptar në Preshevë, i quajtur nga Shqiprim Arifi, PATERICË, duhej të ishte pjesë edhe e këtij turpi si ky i sotmi”, ka shkruar ajo. “Tash çdo shqiptar në Preshevë, Luginë e kudo, e ka kuptuar pse Shqiprim Arifi me plot “guxim” çirret ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës e Shqipërisë, e nuk guxon të thotë asnjë fjalë për shefin e BIA-s që Thesari shtetëror amerikan i shpall sanksione. Sepse nga andej është i shantazhuar, dirigjuar e kontrolluar”, ka shtuar Sinani.

Kryetari i Preshevës nga ana tjetër deklaratat e Sinanit i ka cilësuar si shpifje, sepse siç ka thënë ai, Asambleja komunale ka shumicë shqiptare.

“Janë shpifje të zonjës së dëshmuar shpifëse. Asambleja komunale ka shumicë shqiptare”, ka thënë ai.

KOHA e ka siguruar edhe dokumentin me rendin e ditës të seancës së të dielës, ku thuhet se është propozuar shqyrtimi i situatës aktuale politike dhe dalja nga bllokimi i Kuvendit Komunal, si dhe shqyrtimi dhe miratimi i rishikimit të buxhetit të programuar të Komunës së Preshevës për vitin 2023.

Në dokument thuhet se partitë opozitare e kanë bllokuar Kuvendin Komunal, me qëllim që vendi të shkojë në zgjedhje të reja dhe se ky bllokim është përkrahur edhe nga kryetari i Lëvizjhes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ragmi Mustafi nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, me anë të një fotografie brenda Kuvendit Komunal, të ndarë në Facebook, e ka akuzuar Arifin për pazare e patericë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryediplomatit Ivica Daçiq.

Gjithashtu lexoni:

Erdogan nga Tirana: Ne do t’i japim zë paqes në botë, këtu në Shqipëri

Bastisen tetë lokacione, arrestohen dy persona për tentim-vrasjen e policit në Pejë

Presidentja kujton Ukshin Hotin: Mungesa e tij, plagë e hapur për kombin

DW: Gjermania heq të dërguarin për Ballkanin Perëndimor

Osmani në Tiranë: BE po bllokon Kosovën, reformat tona nuk vlerësohen

Kosova News 23/07/2023 23/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
light rain
13° _ 12°
91%
1 km/h
Fri
11 °C
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
19 °C
Tue
18 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Mitrovicës
12:52 -16/05/2025
Prokuroria: Dënimi i Shalës është pasqyrë e peshës së krimeve të tij
12:38 -16/05/2025
Erdogan nga Tirana: Ne do t’i japim zë paqes në botë, këtu në Shqipëri
12:16 -16/05/2025
Bastisen tetë lokacione, arrestohen dy persona për tentim-vrasjen e policit në Pejë
11:57 -16/05/2025
Presidentja kujton Ukshin Hotin: Mungesa e tij, plagë e hapur për kombin
11:44 -16/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?