KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shpërthejnë reagimet pas shtyrjes së datës për diskutimin e liberalizimit të vizave
Politikë

Shpërthejnë reagimet pas shtyrjes së datës për diskutimin e liberalizimit të vizave

Kosova News
Kosova News 11:08 -23/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili parasheh lëvizjen e lirë jo më larg se data 1 janar e vitit 2024, është hequr nga agjenda e takimit të sotëm të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, ndërkaq diskutimi për këtë do të mbahet më 30 nëntor.

Arsyet për këtë janë politike dhe lidhen me situatën në veri të Kosovës.

E pas lajmit për shtyrje, sot ka pasur reagime të shumta në Kosovë, duke e quajtur si padrejtësi ndaj Kosovës.

Rasti i tillë nuk ka ndodhur me asnjë vend që çështja e liberalizimit të vizave të lidhet me çështje direkt politike.

Për më tepër deri tani, BE-ja asnjëherë nuk ka pranuar të ndërlidh se vonesat në liberalizimin e vizave për Kosovën ndërlidhen me çështje politike.

E për këtë ka reaguar Bekim Shehu, gazetar.

“BE e ndërlidhë vendimin për heqjen e vizave me zhvillimet politike ne Kosove! E padëgjuar zyrtarisht deri tash.  Presidenca Çeke: ‘për shkak te zhvillimeve politike në veri të Kosovës, nuk është ideale ta kemi sot këtë pike ne agjende ne takimin e ambasadoreve ‘Coreper’”!

Kjo nuk është e drejtë!”, shkruan ai.

Për këtë ka reaguar edhe juristi Ehat Miftaraj.

“Për shkak të situatës në veri, hiqet nga rendi i ditës vendimi për liberalizimin e vizave (Radio Evropa e Lire).

Duket se në këtë vendim ka pasur ndikim edhe kërcënimi që një ditë më herët Kosovës ia dha Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Josep Borrell, pasi Kosovën e fajësoi për refuzim të propozimit për zgjidhjen e krizës rreth targave të veturave. Borrell pati thënë se ai do të njoftojë për sjelljen e palëve ministrat e vendeve anëtare, dhe kjo çon sinjal negativ politike, e vlen posaçërisht për Kosovën.

Është hera e parë që në procesin e vendimit për liberalizimin e vizave, në çfarëdo mënyre vendimet apo agjende, lidhen me dialogun dhe situatën në veri të Kosovës. Deri më tash në BE, gjithmonë kanë insistuar se procesi i dialogut dhe ai i liberalizimit të vizave janë dy procese të ndara nga njëri-tjetri.  (Koha Ditore).

Tallava diplomacia sjell tallava rezultate”, shkruan ai.

Ky argument eshte qe nga koha e takses 100%. Dmth progresi ose jo ne dialog eshte vendimtar per vizat. Djera jane sa per te krijuar pretekste dhe ta mbuluar vonesen. Jemi te vetmit qe vazhdojme te mbahemi te izoluar sepse Rusine nuk e kemi alternative.

— Gazmir Raci (@RGazmir) November 23, 2022

Gjithashtu lexoni:

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit

Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend

Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë

Dështon edhe këtë herë konstituimi i Kuvendit

Kosova News 23/11/2022 23/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
78%
1 km/h
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
24 °C

Lajmet e Fundit

Spanja me rregulla të reja për turistët
18:05 -08/06/2025
Dy yje të Real Madridit rrezikojnë të humbasin vendin si titullar nën drejtimin e Xabi Alonsos
17:32 -08/06/2025
SHBA-ja nuk ia dorëzon sistemet mbrojtëse ukrainasve, Zelensky i lutet Trumpit
17:10 -08/06/2025
Ndahet nga jeta në një aksident i riu nga Pozherani
17:07 -08/06/2025
Franca fiton ndaj Gjermanisë për vendin e tretë në Ligën e Kombeve
17:04 -08/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?