KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Serbët thërrasin protestë për të enjten në veri, akuza për Kurtin dhe ambasadorin gjerman  
Politikë

Serbët thërrasin protestë për të enjten në veri, akuza për Kurtin dhe ambasadorin gjerman  

Kosova News
Kosova News 09:11 -21/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

I ashtuquajturi “shtabi i krizës së popullit serb nga veriu i Kosovës”, i vendosur pas ngritjes së barrikadave nga grupet kriminale në pjesën veriore të vendit, ka bërë thirrje për protestë më 22 dhjetor për shkak të, siç thonë, “kërcënimeve të fundit të Albin Kurtit”, i cili, siç thonë ata, “bëri thirrje për zhdukjen e popullit serb dhe vrasjen e serbëve në barrikada”.

Ftesa, shtojnë ata, është edhe për shkak të mbështetjes direkte të Kurtit nga ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, “i cili guxoi të vendoste ultimatume dhe afate për heqjen e barrikadave dhe u mbajt në anën e terrorit dhe dhunës së Kurtit”.

“Ftojmë popullin serb që jeton në Kosovë” në protestën “më të madhe publike që ka ndodhur ndonjëherë, e cila do të mbahet të enjten më 22 dhjetor në ora 12:00 në Rudar afër kryqit, ku populli ynë i përbërë nga mjekët tanë, profesorët, mësuesit, minatorët, të afërmit, fqinjët, nënat, motrat tona të mblidhen për të dërguar një mesazh të qartë të përbashkët se ne nuk pajtohemi me persekutim dhe vrasje dhe se veriu i Kosovës” nuk është “as Gjermania dhe as oborri i Kurtit, por vendi ku jetojmë dhe ku duam të qëndrojmë e të mbijetojmë”, thuhet në njoftimin e të ashtuquajturit shtab të krizave.

Kujtojmë se sot po hyjmë në ditën e 12-të që kur u vendosën barrikadat në veriun e Kosovës, me ç’rast u mbyllën edhe dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinja dhe Bërnjaku.

Kryeministri Albin Kurti ndërkaq, sipas asaj që raportoi dje “The Guardian”, tha se “shqetësimi ynë është se heqja e këtyre barrikadave nuk mund t’i përjashtojë mundësitë e viktimave”.

Kurti, ka shprehur shqetësimin se Rusia po nxit tensione mes shtetit të tij dhe Serbisë, për shkak të çalimit në luftën në Ukrainë, në kohën kur Beogradi ka bërë kërkesë për kthim të ushtrisë në Kosovë, ka shkruar mediumi prestigjioz “The Guardian” të martën.

Serbët në veri kanë bllokuar rrugët që çojnë në pikëkalimet kufitare në Jarinjë e Bërnjak, pas arrestimit të një ish-polici serb të Kosovës, si të dyshuar për sulmet ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Policisë në përpjekjet për t’i organizuar zgjedhjet e parapara për 18 dhjetor.

Pjesëtarë të organizatave nacionaliste serbe me lidhje me grupe paramilitare ruse po qëndrojnë në anën e Serbisë afër kufirit me Kosovën. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tashmë ka kërkuar zyrtarisht nga NATO që t’ia lejojë Serbisë dërgimin e 1000 ushtarëve “për ta mbrojtur komunitetin serb”.

Siç shkruan “The Guardian”, kërkesa e Serbisë me shumë siguri do të refuzohet, por shqetësimi është se ky mund të jetë hapi i parë drejt një vendimi të njëanshëm për lëvizje ushtarake.

Kurti ka thënë se është i shqetësuar që situata e tensionuar mund të përshkallëzohet në avantazh të Vladimir Putinit, pasi forcat ruse e serbe kanë kryer 104 ushtrime të përbashkëta ushtarake më 2021.

Ai ka thënë se është pajtuar me KFOR-in, që t’i jepet kohë për t’i hequr barrikadat, por se “s’do t’i lejojnë gjatë”. I ka përshkruar barrikadat si hap drejt “copëtimit të shtetit”.

Kryeministri Kurti për veriun: Rusia po nxit tensione pasi po çalon në Ukrainë

Gjithashtu lexoni:

Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës

Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend

Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë

Dështon edhe këtë herë konstituimi i Kuvendit

Kosova News 21/12/2022 21/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 15°
77%
2 km/h
Sat
29 °C
Sun
29 °C
Mon
25 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Shqipëri-Serbi në ‘Air Albania’, apeli i policisë për tifozët
13:18 -07/06/2025
Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues
12:53 -07/06/2025
Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend
12:35 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?