KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Reagon sërish kryeministri Kurti: Dhuna në familje më e përhapur sesa që e paramendojmë
Politikë

Reagon sërish kryeministri Kurti: Dhuna në familje më e përhapur sesa që e paramendojmë

Kosova News
Kosova News 11:34 -01/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë edhe një reagim pas rastit tragjik të vrasjes së një gruaje shtatzënë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK të mërkurën, me ç’rast ka theksuar se dhuna në familjet kosovare është më e përhapur se sa e paramendojmë dhe pranojmë çdonjëri prej nesh.

Kurti ka shkruar se “shumësia e dhunuesve nëpër familje e ka sjell familjarizimin me dhunuesit në shoqëri”

“Pothuajse secili qytetar në Kosovë e din dhe njeh së paku një familje ku kishte apo ka dhunë. A e ka lajmëruar atë dhe sa është interesuar për të, është një çështje tjetër pastaj. Kur vritet gruaja tashmë është bërë vonë. Zgjimi shoqëror edhe po ngjan vonë edhe po zgjat shkurt. Një a dy protesta të nesërmen, dhe: mirupafshim pas vrasjes së ardhshme. Gratë që vriten në familje janë ato që kanë rezistuar ndaj dhunës së burrit. Gratë që vriten janë gra që nuk kanë heshtur”, vijon postimi i Kurtit në Facebook.

Sipas kreut të ekzekutivit, shoqëria shqiptare është përgjithësisht e heshtur për zërin e mbytur të atyre grave nga burrat vrasës. Bën thirrje që të hiqet dorë nga paragjykimi patriarkal “nderi burrëror – gruaja shërbëtore”.

“Gratë (dhe fëmijët e saj) po luftojnë brenda shtëpive të tyre private pa mbështetjen e nevojshme publike. Beteja për barazi gjinore nuk është çështje private. Duhet të heqim dorë nga paragjykimi patriarkal “nderi burrëror – gruaja shërbëtore”. Aktet e dhunës vijnë nga sjelljet dhunuese që vjen nga kjo mendësi e ‘padhunshme’. Qytetarët e Kosovës, e në veçanti shqiptarët të cilët e konsiderojnë veten patriotë, duhet ta ngrijnë zërin kundër burrave që ngrijnë dorë mbi gruan”, thuhet në reagimin e dytë të kryeministrit.

Ai në fund ka përmendur edhe faktin që Kosova ka 10 mijë policë e më shumë se 300 mijë familje. Por nuk ka shtuar diçka më shumë.

Reagimi i plotë i kryeministrit Albin Kurti:

Marrëveshja xhentëllmene me dhunuesit familjarë

Kosova i ka më pak se 10 mijë policë e më shumë se 300 mijë familje.

Dhuna në familje në Kosovë është më e përhapur sesa që e paramendojmë dhe pranojmë çdonjëri prej nesh. Dhunë ndaj grave dhe dhunë ndaj fëmijëve gjithandej. Me lëndime të thella shpirtërore e të dukshme fizike. Pothuajse secili qytetar në Kosovë e din dhe njeh së paku një familje ku kishte apo ka dhunë. A e ka lajmëruar atë dhe sa është interesuar për të, është një çështje tjetër pastaj. Shumësia e dhunuesve nëpër familje e ka sjellur familjarizimin me dhunuesit në shoqëri.

Kur vritet gruaja tashmë është bërë vonë. Zgjimi shoqëror edhe po ngjan vonë edhe po zgjat shkurt. Një a dy protesta të nesërmen, dhe: mirupafshim pas vrasjes së ardhshme. Gratë që vriten në familje janë ato që kanë rezistuar ndaj dhunës së burrit. Gratë që vriten janë gra që nuk kanë heshtur. Shoqëria jonë është përgjithësisht e heshtur për zërin e mbytur të atyre grave nga burrat vrasës. Gratë (dhe fëmijët e saj) po luftojnë brenda shtëpive të tyre private pa mbështetjen e nevojshme publike. Beteja për barazi gjinore nuk është çështje private.

Duhet të heqim dorë nga paragjykimi patriarkal “nderi burrëror – gruaja shërbëtore”. Aktet e dhunës vijnë nga sjelljet dhunuese që vijnë nga kjo mendësi e ‘padhunshme’. Qytetarët e Kosovës, e në veçanti shqiptarët të cilët e konsiderojnë veten patriotë, duhet ta ngrejnë zërin kundër burrave që ngrejnë dorë mbi gruan.

Kosova i ka më pak se 10 mijë policë e më shumë se 300 mijë familje.

Gjithashtu lexoni:

Faton Peci: Albulena Haxhiu nuk është problem, LDK dje e tha se nuk votojmë kandidat të VV-së

Basha: Haxhiu përsëri kandidate, opozita është fut në rrugë pa krye

Tentim vrasje në Viti

Policia jep detaje ku një punëtori i Pastrimit u godit nga vetura

Vazhdon seanca në përpjekjen e 13-të për konstituimin e Kuvendit

Kosova News 01/12/2022 01/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
10° _ 10°
75%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
15 °C
Tue
13 °C

Lajmet e Fundit

Faton Peci: Albulena Haxhiu nuk është problem, LDK dje e tha se nuk votojmë kandidat të VV-së
09:51 -09/05/2025
Basha: Haxhiu përsëri kandidate, opozita është fut në rrugë pa krye
09:49 -09/05/2025
OEK i kërkon pezullimin e vendimit, kundërshtohet tregu i lirë energjetik
09:14 -09/05/2025
Tentim vrasje në Viti
09:11 -09/05/2025
Policia jep detaje ku një punëtori i Pastrimit u godit nga vetura
08:40 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?