Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier ka reaguar për rastin e djegies së një veture, të cilën pronari i saj serbe ia ka kthyer targat në RKS.
Hovenier ka thënë se ShBA-ja dënon aktin e djegies dhe shkatërrimit të pronave dhe çfarëdo përpjekje tjetër për të frikësuar ata të cilët dëshirojnë të regjistrojnë makinat e tyre me RKS.
“Këto janë akte frikacake dhe kriminale”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Ai ka përsëritur edhe një herë kërkesën drejt Qeverisë së Republikës së Kosovës për shtyrje të vendimit për targat, ndërsa ka ritheksuar se ShBA-ja mendon që Kosova ka të drejt që të implementojë një ndryshim të tillë të targave.