KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qeveria procedon projektligjin për ekspertët gjyqësorë, Haxhiu: Kjo ndalon abuzimet
Siguri

Qeveria procedon projektligjin për ekspertët gjyqësorë, Haxhiu: Kjo ndalon abuzimet

Kosova News
Kosova News 11:36 -26/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për Ekspertët Gjyqësorë.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se deri më tani ka pasur mundësi se si ekspertë në gjykatë të ftohen persona pa kualifikime.

Ai ka thënë se kjo praktikë duhet të eliminohet.

“Ekspertizat janë mjet i rëndësishëm në drejtim të kontestimit të së vërtetës nga ana e gjykatës. Çështja e ekspertëve gjyqësorë deri më tani nuk është rregulluar me ligj por vetëm më akte nën ligjore. Ka pasur mundësi se si ekspertë në gjykatë të ftohen edhe persona pa kualifikime”, ka thënë Kurti.

Ndërsa Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se Kosova për herë të parë po e procedon një ligj të tillë në Kuvend që ka të bëjë me ekspertë gjyqësor.

“Projektligji adreson super ekspertizat që kryhen nga të paktën tre ekspertë të licencuar në atë fushë. Gjithashtu kushtet dhe kriteret për licencimin e ekspertëve janë disa çështje që do të trajtohen. Adresohet çështja e kompensimit të ekspertëve”, ka thënë Haxhiu.

Më këtë ligj rregullohet edhe marrja e heqja e licencave, të cilat kanë afat prej 5 vjetësh.

Ministrja Haxhiu pas mbledhjes së Qeverisë në një konferencë për medie tha se kjo ndalon abuzimet që janë bërë deri tani në emër të ekspertizave nëpër gjykata dhe institucione tjera./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Zjarri në Bllacë, riorientohet trafiku

Përpjekje e 43-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Bajqinovci, Hazirit: Nuk jeni as për zgjedhje, as për bashkëqeverisje – për çka jeni?

Bajrami: VV-ja po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues

Musliu: Serbia po e përdor rrjetin MTS për të destabilizuar Kosovën

Kosova News 26/10/2022 26/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
54%
2 km/h
Mon
36 °C
Tue
34 °C
Wed
26 °C
Thu
20 °C
Fri
22 °C

Lajmet e Fundit

Sot fillon Universiteti Ndërkombëtar Veror i Prishtinës
09:09 -07/07/2025
Zjarri në Bllacë, riorientohet trafiku
08:38 -07/07/2025
Përpjekje e 43-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
08:34 -07/07/2025
Nesër fillon Universiteti Ndërkombëtar Veror i Prishtinës
23:05 -06/07/2025
Përplasje ndërmjet policisë dhe studentëve në Serbi
22:33 -06/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?