Kryetari i hetuesve në Zyrën e Prokurorit të Specializuar, Ward Ferdinandusse, foli për komunikatat e lëshuara nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjatë luftës.
Ai tha të hënën para trupit gjykues se ndër komunikatat më të përfolura ishte Komunikata nr.59, që dënonte “një linjë kolaboracionistësh”, e që bëhej fjalë për ish- luftëtarin Gani Geci.
“Thaçi e kishte pranuar se Shtabi komunikonte me komunikata. Komunikata 59 akuzoi një linjë e donin që ky person të bëhej objekt keqtrajtimi, në mos vdekjeje. Thaçi pretendonte se kjo komunikatë s’ishte lëshuar nga Shtabi, po nga individë keqdashës”, deklaroi prokurori.
Zyrtari i ZPS-së lëshoi edhe deklarimin e të akuzuarit tjetër, Rexhep Selimi, ku kishte deklaruar se komunikata nr.59 ishte shkruar nga Thaçi.
Zyra e Prokurorisë përmendi se për Komunikatën 59, Thaçi kishte deklaruar se ishte lëshuar “nga banhofat”.
“Në komunikatat zyrtare të Shtabit, kundërshtarët futeshin në të njëjtin grup me ata që bënin luftë speciale. Kritikat kundër taktikës dhe mbështetjes që kundërshtarët u jepnin zgjidhje alterantive konflikteve. Porosia ishte e qartë, çdo pajtim politik do të vjen në shënjestër pa mëshirë. Operacionet e veçanta ndaj atyre që quheshin kolaboracionistë kanë ndodhur”, u tha tutje nga Ferdinandusse.
Kurse prokurori i specializuar, Alan Tieger, tha se përmes komunikatave të lëshuara, UÇK-ja synonte të paralajmëronte “kolaboracionistët” se do të vriteshin.
Ai këtë e mbështeti edhe te një intervistë që Krasniqi kishte dhënë për Spiegel, ku kishte deklaruar se “kolaboracionistët janë paralajmëruar se do të vriten” nëse nuk ndryshojnë qëndrim.
Sipas tij, Shtabi i Përgjithshëm kishte dhënë urdhër që të merreshin masa ndaj kujto që punonte kundër UÇK-së.
Në këtë kuadër, ai përmendi disa qendra të pretenduara të ndalimit në Likoc e Drenoc. Sipas Tieger, emrat e disa personave që ishin ndaluar më 1998 në Drenoc dhe Likoc ishin shkruar “në bllok shënimet”.
Ai tha se provat e Prokurorisë do të dëshmojnë se vendimet e “ndërmarrjes së përbashkët kriminale” po zbatoheshin.
Për të parë gjykimin klikoni në linkun më poshtë
https://streaming.scp-ks.org/sq/index.html