KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja Osmani thotë se nuk ka presion nga ndërkombëtarët për targat
Siguri

Presidentja Osmani thotë se nuk ka presion nga ndërkombëtarët për targat

Kosova News
Kosova News 16:08 -26/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja Vjosa Osmani ka mohuar se ka presion ndërkombëtar për shtyrjen e afatit për kthim të targave nga ilegale në ato RKS. Ajo ka theksuar se në bashkëpunim me ta do të gjendet një zgjidhje, me qëllim të sundimit të ligjit dhe që qytetarët serbë të mos ndihen të kërcënuar.

Osmani ka deklaruar se çështja e shndërrimit të targave ilegale në ato RKS është përpjekje për sundim të ligjit.

“Unë nuk do ta quaja presion. Gjithçka që vjen nga miqtë tanë është sugjerim me qëllimin më të mirë të mundshëm. Dhe natyrisht që sikurse ne, si liderë institucional të Kosovës, ashtu edhe miqtë tanë, qëllimin e kemi që të ruhet paqja dhe stabiliteti në Kosovë e përtej. Kurse sa i përket qëndrimit tim rreth targave e kam thënë para tri-katër ditësh, është i njëjti. Kjo është çështje e sundimit të ligjit dhe në koordinim me partnerët tanë do ta gjejmë një zgjidhje, ku qytetarët serbë nuk do të ndihen as të kërcënuar, as të frikësuar, sepse qëllimi është i mirë për ta. Natyrisht, bashkërisht t’i vazhdojmë përpjekjet tona për sundim të ligjit dhe për luftim të bandave kriminale, të cilat po djegin shtëpi, po djegin makina e të tjera”, ka thënë Osmani pas ceremonisë së mbjelljes së drurëve në aksin rrugor tek Aeroporti i Prishtinës.

Ajo është shprehur se për këtë çështje do të gjendet një zgjidhje.

- Reklamë -

“Ne duhet të ulemi të gjejmë një zgjidhje të përbashkët ku edhe respektohen obligimet ligjore, e kushtetuese që i kemi ne si institucione e në anën tjetër gjithë serbët që jetojnë në Kosovë, ndihen të mbrojtur, të informuar dhe po ashtu i mbrojmë ata nga kërcënimet e vazhdueshme që po ua bëjnë bandat kriminale serbe. Dhe besoj që do të gjendet një zgjidhje përpara e cila edhe e respekton afatin edhe i mbron serbët nga këto kërcënime të vazhdueshme që po i kemi”, ka shtuar Osmani.

Qe disa ditë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të zgjasë afatin, që përfundon më 31 tetor, për konvertim të targave ilegale, kryesisht ato të lëshuara nga Serbia, në targa RKS. Megjithatë, Qeveria ka vendosur që të vazhdojë me vendimet e mëhershme. Afati do të mbyllet edhe pesë ditë. Deri tash 18 vetura kanë konvertuar targat.

Gjithashtu lexoni:

Von der Leyen në Tivat: Duhet ta bëjmë zgjerimin më të shpejtë, Shqipëria e Mali i Zi po ecin mirë drejt vijës së finishit

Policia jep detaje për arrestimin e dy zyrtarëve komunalë në Mitrovicë të Veriut

Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtjen e prodhuesve vendorë

Lirohen nga stacioni policor kreu i Mitrovicës së Veriut Radojeviq dhe kryesuesi i Kuvendit

FSK realizon ushtrimin fushor validues Ujku i Pamposhtur 01

Kosova News 26/10/2022 26/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
14° _ 13°
89%
1 km/h
Fri
24 °C
Sat
23 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C
Tue
24 °C

Lajmet e Fundit

Von der Leyen në Tivat: Duhet ta bëjmë zgjerimin më të shpejtë, Shqipëria e Mali i Zi po ecin mirë drejt vijës së finishit
13:38 -05/06/2026
Nis ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër, Kurti: Sa më shumë ura, aq më e fortë lidhja
13:22 -05/06/2026
Policia jep detaje për arrestimin e dy zyrtarëve komunalë në Mitrovicë të Veriut
13:01 -05/06/2026
Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtjen e prodhuesve vendorë
12:43 -05/06/2026
Lirohen nga stacioni policor kreu i Mitrovicës së Veriut Radojeviq dhe kryesuesi i Kuvendit
12:28 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?