Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ngjarjet e 5,6 dhe 7 marsit të vitit 1998 përbejnë jo vetëm kujtesën për historinë më të re të Kosovës, por edhe një ndër shtyllat më të forta që u ngrit shteti i Kosovës.
Ajo ka thënë se kjo Epope e UÇK-së është e epope e dinjitetit, krenarisë dhe lirisë së vendit.
Osmani ka thënë se në këtë beteje të lavdishme u përjetësua vendosmëria e familjes Jashari dhe gjithë luftëtarëve të UÇK-së për ta mbrojture çdo pëllëmbë të tokës së Kosovës.
“Në këtë ditë të lavdisë ishte në njërën anë baca Shaban, Hamza, komandanti legjendar Adem Jashari, familjarët dhe bashkëluftëtaret e UÇK-së që personifikonin të drejtën dhe lirinë. Në anën tjetër ishin forcat gjenocidale serbe që u binden që liria është më e çmueshme se çfarëdo makinerie e fuqishme. Në këtë ditë kujtojmë edhe të gjitha gratë dhe fëmijët e familjes Jashari që nuk i kurseu regjimi gjenocidal i Serbisë. Në ditët si këto duhet t’u flasim fëmijëve për familjen Jashari”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se me përulje kujtojnë sakrificën e të rënëve.
Osmani ka thënë se u janë mirënjohës të gjithë burrave e grave që luftuan për vendin.
Ka shtuar se është e rëndësishme që të mbahet gjallë kujtesa.
“Ne duhet dhe do ta mbajmë të gjallë kujtesën për sakrificën e familjes Jashari dhe të UÇK-së. Ne e fituam lirinë sepse e njohëm peshën e saj për shekuj. Lirinë e fitojnë ata popuj e ato vende që besojnë vërtetë në të. Këtë më së miri e kishte kuptuar edhe komandanti Adem Jashari. Ai përgatitjet për luftën me Serbinë i kishte nisur qysh në vitin 1991. Ai ishte i vendosur, rrethimin nuk mund ta duronte. Beteja e Jasharëve u shndërrua në frymëzim për mijëra të rinjve e të rejave. Kjo zgjoi edhe ndërkombëtarët. Ai është personifikim i heroizmit dhe sakrificës”, ka thënë ai.
Osmani ka thënë se duhet frymëzuar nga shembulli i tij.