KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja Osmani në Samit për Demokraci fton shtetet mosnjohëse që ta njohin Kosovën
Politikë

Presidentja Osmani në Samit për Demokraci fton shtetet mosnjohëse që ta njohin Kosovën

Kosova News
Kosova News 16:03 -29/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj në Samitin për Demokraci të organizuar nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka ftuar shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë.

“Dua të shfrytëzoj këtë rast t’u bëjë thirrje shteteve miqësore nëpër botë të qëndrojnë me Kosovën, e për ato që nuk e kanë njohur shtetësinë dhe institucionet demokratike të Kosovës t’i bashkohen shumicës së shteteve të botës e ta bëjnë këtë”, ka thënë Osmani.

Osmani ka treguar se si Kosova ka kthyer dhembjen e vuajtjen në forcë dhe është demokraci që lulëzon.

“U ngritëm nga hiri si shtet dhe 15 vjet më parë të udhëhequr nga vendosmëria e njerëzve tanë, Kosova shpallu pavarësinë dhe formoi institucionet që sot janë mëshirim i lirisë e demokracisë. Sot Kosova është shtet me demokraci të fuqishme e shtet që e do lirinë. E vetëm këtë vit, jemi ranguar si vendi i tretë me më së shumti përparim në nivel të demokracisë”, ka thënë Osmani. “Demokracia është rruga që zgjedhin njerëzit tanë, e vazhdojnë të zgjedhin çdo ditë, nëpërmjet zgjedhjeve shembullore, bartjeve paqësore të pushteteve, mbajtje të lirisë së mediave e mbrojtje të të drejtave për minoritetet. Por, ka shumë punë për të bërë, do të vazhdojmë të punojmë”.

Osmani ka falënderuar gjithë shtetet që kanë ndihmuar të ndalohet gjenocidi në Kosovë.

“Kosova sot është e lirë dhe shtet demokratik, pasi ju zgjodhët të qëndroni me të shtypurit kundër tiranisë dhe regjimit gjenocidal. Ju mbesim falënderues përgjithmonë për kontributin për ekzistencën e shtetit tim”, tha Osmani.

Ajo ka thënë se Kosova do të bëjë çdo gjë të forcojë demokracinë jo vetëm brenda kufijve të saj, por edhe më gjerë.

“Do të bëjmë punë të palodhshme për ta ruajtur demokracinë, për t’i larguar forcat destabilizuese nga rajoni jonë e për të shmangur autokratët apetiti i të cilëve për shkatërrim e luftë mbetet i fuqishëm. Siç ka thënë presidenti Joe Biden së fundi, autokratët duhet të kundërshtohen e jo të kënaqen”, ka thënë Osmani. “Ftoj të gjithë të qëndroni me ne Kosovën e ne të vazhdojmë të jemi kampion i demokracisë dhe një aleat i besueshëm”.

Osmani në Samitin për Demokraci, flet për luftimin e korrupsionit dhe sundimin e ligjit (VIDEO)

Gjithashtu lexoni:

Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja

Osmani me ambasadorin britanik, flasin për krijimin e institucioneve

Abdixhiku: Askush nuk e ka shumicën, ose të ulemi të flasim, ose të vazhdojmë këtë cirk

Osmani priti në takim ambasadorin e ri të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk

Gërvalla beson se ka njerëz në LDK që do ta shtyjnë Abdixhikun të ndërrojë qëndrim ndaj VV-së

Kosova News 29/03/2023 29/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
broken clouds
11° _ 10°
76%
3 km/h
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
17 °C
Tue
14 °C
Wed
13 °C

Lajmet e Fundit

Karateistët kosovarë, një fitore dhe një humbje në Evropianin e Yerevanit
16:13 -09/05/2025
Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja
15:45 -09/05/2025
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës
15:37 -09/05/2025
Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura
15:07 -09/05/2025
Trump: Tarifa prej 80 për qind ndaj mallrave kineze duket e drejtë
14:46 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?