Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka arritur në Kosovë për një vizitë dyditore, me ç’rast është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ashtu siç ka qenë në agjendë Begaj ka arritur mëngjesin e sotëm dhe në ora 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë një pritje ceremoniale për presidentin shqiptar.
Ndryshe Presidenti, Bajram Begaj, ka vizituar Kosovën vitin e kaluar e që ishte e para vizitë e tij jashtë vendit.