Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka zhvilluar takim me Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel.
Pas takimit ata janë deklaruar për disa nga temat e diskutimit mes tyre.
Presidenti i Begaj gjatë fjalimit të tij tha se NATO ka demonstruar kohezion, solidaritet, unitet dhe forcë reaguese për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të aleancës.
Begaj po ashtu përmendi që Shqipëria përshëndet dhe mbështet dialogun Serbi-Kosovë.
“Plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve është një hap pozitiv që do duhet të qendërzohet në njohjen reciproke ndërmjet dy shteteve. Vlerësoj maksimalisht angazhimin dhe përkushtimin e NATO-s në rajon dhe misionin KFOR, si një histori suksesi dhe garantues i paqes dhe i sigurisë në Kosovë dhe rajon”, tha presidenti shqiptar, duke u treguar i bindshëm që të konsiderohet anëtarësimi i Kosovës në Aleancën Euro-Atlantike.
Teksa garantoi se NATO është e pranishme dhe e merr shumë seriozisht sigurinë e Kosovës, Stoltenberg apeloi dy vendet që të bëjnë përpjekjet maksimale për marrëveshje në dialogun mes tyre.
“Aleanca e NATO ka qenë prezente në Kosovë prej shumë vitesh. Aleatët janë të angazhuar që të vazhdojnë të kontribuojnë vijimësinë e pranisë në Kosovë. Ne punojmë gjithashtu me Bashkimin Evropian në Kosovë. Ne vlerësojmë gjithashtu edhe diskutimet e zhvilluara gjitha me ndërmjetësimin e BE-së mes Serbisë dhe Kosovës. Ne mendojmë se kjo është rruga e vetme për stabilitetin në Kosovë. Kemi një mundësi historike që mund të jetë më shumë rëndësishme për të gjithë rajonin. Palët të tregojnë fleksibilitetit dhe gatishmëri për të gjetur një zgjidhje përfundimtare. Pra, NATO është e pranishme në Kosovë dhe ne e marrim shumë seriozisht situatën aty”, tha Stoltenberg,


