Takimi ardhshëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është caktuar të mbahet këtë muaj.
Brukseli zyrtar ka konfirmua se takimi është caktuar më 27 shkurt.
Nё komunikatёn e lёshuar nga BE thuhet se pjesmarrjen nё takim tashmё e kanё konfimruar tё dy liderёt.
Gjithashtu konfirmohet se nё takim do diskutohet pёr planin evropian mbi normalizimin e marrёdhёnievee nё mes tё Kosovёs dhe Serbisё.
“Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josef Biorell, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë takime të veçanta me liderët, pasuar nga një takim i përbashkët”, shkruan nё njoftim.
Ky takim është i pari pas shumë kohësh, që do të mbahet mes liderëve të të dy vendeve.
Megjithatë, në disa drafte që janë publikuar në media, aty nuk përmendet në mënyrë specifike njohja, por parashihen të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim i integritetit territorial, paprekshmëri e kufijve, njohje e simboleve shtetërore dhe një aranzhim i veçantë për komunitetin serb në Kosovë.
Ndërkaq pas presidentin Biden edhe sekretari Blinken ka uruar sot Kosovën për 15 vjetorin e Pavarësisë dhe aty përmend dialogun me Serbinë dhe njohjen reciproke.
Kosova dhe Serbia i kanë nisur negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian më 2011.
Palët kanë synime të ndryshme sa i përket marrëveshjes finale, që synohet të arrihet në këtë proces. Kosova insiston në njohje reciproke, ndërkaq Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi, pa specifikuar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.