Petar Petkoviqi, drejtor i së ashtuquajturës “Zyrë e Serbisë për Kosovën”, ka thënë të mërkurën se “arsyetimet e Prishtinës për ndalimin e hyrjes së tij në Kosovë janë gënjeshtër e pastër”.
Përmes një postimi në Twitter, Petkoviq shpreh se justifikimet e Prishtinës për moslejimin e vizitës së tij janë gënjeshtra të kulluara.
“Futurësia! Klauzola 3 e Marrëveshjes, e cila i referohet negociatorit kryesor, thotë se ai ‘do të ketë akses të rregullt dhe të thjeshtuar me palën tjetër dhe për të cilin palët do të japin vetëm informacione logjistike’. Njoftimet në këtë rast shkojnë 24 orë në avans. Kështu ka qenë gjithmonë! Justifikimet e Prishtinës janë gënjeshtra të kulluara”, ka shkruar Petkoviq.
Personit në fjalë i është ndaluar që të hyjë në Kosovë, pasi dëshironte ta përuronte një shesh në Gjilan me emrin “Serbia”.