Takimi mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, ka përfunduar.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
“Përfundoi takimi i nivelit të lartë të dialogut të lehtësuar nga BE në Ohër. Josep Borrell do të informojë së shpejti për rezultatin” ka shkruar Stano në twitter, shkruan KosovaNews.
Kosovo/Serbia: High Level meeting of the 🇪🇺 facilitated Dialogue in Ohrid is over. @JosepBorrellF will brief about the outcome shortly. Watch 🎥 live on EbS+ https://t.co/pthDGsCzZh
— Peter Stano (@ExtSpoxEU) March 18, 2023