KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » PDK dështon me rezolutën e saj – Kuvendi pa votat e opozitës e miraton Planin hapësinor për parkun kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”
Politikë

PDK dështon me rezolutën e saj – Kuvendi pa votat e opozitës e miraton Planin hapësinor për parkun kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”

Kosova News
Kosova News 14:15 -07/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Planin hapësinor për parkun kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. Për këtë plan kanë votuar 65 deputetë dhe kanë abstenuar 8 të tjerë

Në vazhdimin e seancës që është duke u mbajtur sot, ky Plan është mbështetur nga deputetët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, por është kundërshtuar nga opozita.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se si parti do të përmbahen nga votimi.

“Si Grup Parlamentar i PDK-së konsiderojmë që Ministria ka bërë një punë të mirë por kemi marrë vërejtje dhe ankesa nga banorët dhe si GP do të përmbahemi sot nga votimi. Do të ishte mirë që të bëhet kthimi prapa i këtij plani dhe të hyhet në një diskutim më thelbësor për ti diskutuar vërejtjet e banorëve. Kësisoj ne nuk do të marrim pjesë në votim”, ka theksuar Thairi.

Kurse deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka folur lidhur me kërkesat e banorëve të asaj pjese.

“Qytetarët nuk pranojnë të vendosin kurrfarë laure. Kanë kërkuar që pronat private të largohen nga parku kombëtar. Kanë kërkuar tu njihet e drejta e legalizimit të objekteve të ndërtuara sipas planit hapësinor”, ka theksuar Mustafa.

Kritika për Planin ka pasur edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj.

Sipas tij. ky draft ka shumë pasaktësi dhe është i përditësuar.

Ndërkohë që nuk ka kaluar Propozim-rezoluta për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, debati për të cilën ka përfunduar në njërën nga seancat e kaluara.

Në fakt Kuvendi nuk e ka miratuar rezolutën e Partisë Demokratike të Kosovës përmes së cilës, ndër të tjera kërkohet shkarkimi i ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Kjo rezolutë i ka marrë 26 vota për, 60 kundër dhe asnjë abstenim.

Votimi i kësaj rezolute ishte shtyrë për sot, për shkak se në seancën e mbajtur me 25 maj nuk kishte numër të mjaftueshëm të deputetëve për ta hedhur këtë pikë në votim.

Tani deputetët janë duke votuar për zgjedhjen e një anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave.

Gjithashtu lexoni:

Zgjedhjet në Shqipëri – raportohen incidente

Festë në Vetëvendosje, Albulena Haxhiu feston ditëlindjen teksa kolegët e partisë e befasojnë me tortë dhe qirinj

“Sjellje e papranueshme, destruktive”, Haxhiu flet pas dështimit të seancës

“S’jemi të obliguar t’ia sigurojmë votat”, AAK akuzon LVV-në për bllokadën e Kuvendit

Edi Rama voton i shoqëruar nga bashkëshortja: Të presim çfarë do të thotë populli

Kosova News 07/06/2023 07/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
few clouds
9° _ 7°
75%
2 km/h
Sun
20 °C
Mon
17 °C
Tue
16 °C
Wed
16 °C
Thu
15 °C

Lajmet e Fundit

Zgjedhjet në Shqipëri – raportohen incidente
12:45 -11/05/2025
Kërçovë, djali vret prindin me sëpatë
12:17 -11/05/2025
Festë në Vetëvendosje, Albulena Haxhiu feston ditëlindjen teksa kolegët e partisë e befasojnë me tortë dhe qirinj
12:03 -11/05/2025
“Sjellje e papranueshme, destruktive”, Haxhiu flet pas dështimit të seancës
11:38 -11/05/2025
“S’jemi të obliguar t’ia sigurojmë votat”, AAK akuzon LVV-në për bllokadën e Kuvendit
11:32 -11/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?