KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani u kthen përgjigje kritikuesve: Kosova përfundimisht ka politikë të jashtme, por jo lobim për ndryshim kufijsh
Politikë

Osmani u kthen përgjigje kritikuesve: Kosova përfundimisht ka politikë të jashtme, por jo lobim për ndryshim kufijsh

Kosova News
Kosova News 10:44 -15/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj vjetor para deputetëve të Kuvendit ka theksuar se përfundimisht Republika e Kosovës asnjëherë nuk ka pasur politikë të jashtme më aktive, më kuptimplote, më të përgatitur e më të koordinuar.

“Natyrisht që, kjo politikë e jashtme e fokusuar në interesin e Kosovës dhe vetëm të Kosovës, e jo të interesave të ngushta individuale e shpeshherë të paligjshme, po u pengon disave, jo vetëm në Serbi por edhe jashtë saj. “Kosova nuk ka politikë të jashtme”, thonë ca zëra.  Natyrisht që Kosova ka politikë të jashtme. Në fakt, më në fund, Kosova ka politikë të jashtme. Por, po ju tregoj se çfarë nuk ka Kosova tani: Nuk ka lobim për ndryshim kufijsh, nuk ka pagesa lobistësh për të shtyrë përpara agjenda individuale, nuk ka intervista të paguara për të promovuar liderë të caktuar, nuk ka flirtime as me Serbinë e as me Rusinë me qëllim të interesave individuale, nuk ka udhëheqës që Kosovën e krahasojnë me Nagorno Karabakh e me Abkhazi e me Krime. Koha e tregtarëve të kufijve ka perënduar njëherë e përgjithmonë!”, ka theksuar ndër të tjera Presidentja Osmani.

Sipas saj, sfidat e politikës së jashtme janë të panumërta, sepse gabimet kanë qenë të përmasave të mëdha.

“Tani ne duhet të riparojmë këto dëme, hap pas hapi, me durim e vizion të qartë.   Prandaj, së bashku po ndërtojmë një Kosovë partnere të denjë për nisma politike e për misione paqeruajtëse; e cila ndërvepron me vendet demokratike në fushën e politikës së jashtme e me vendet anëtare të NATO-s në çështjet e sigurisë globale; një Kosovë e cila është shndërruar në faktor të besueshëm në nismat globale; merr pjesë aktivisht në to dhe e bën të dukshme Kosovën gjithandej. Madje, në nisma si Samiti për Demokraci i SHBA-ve, Kosova është ndër performueset më të suksesshme dhe kampione në përmbushjen e zotimeve të marra”, theksoi Presidentja Osmani.

Sipas Presidentes Osmani, përfundimisht, politika e jashtme e Kosovës sot është në shërbim të plotë e funksion të forcimit të shtetësisënë arenën ndërkombëtare dhe konsolidim të Kosovës si faktor kyç i stabilitetit dhe prosperitetit në rajonin tonë e përtej.

Osmani: Prezenca e Serbisë ka marrë fund më 1999 – Le ta kenë të qartë, bandat nuk mund ta mbisundojnë në Kosovë

Gjithashtu lexoni:

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit

Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend

Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë

Dështon edhe këtë herë konstituimi i Kuvendit

Kosova News 15/12/2022 15/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
78%
1 km/h
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
24 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet pa gola ndeshja e madhe  Shqipëri-Serbi, vetëm barazim për kuqezinjtë
22:48 -07/06/2025
Mbyllet pjesa e parë  pa gola në “Air Albania” – Shqipëria e humbi penalltinë në minuten e fundit
21:43 -07/06/2025
Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?