Presidentja Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj austriak, Alexander Van der Bellen.
Ajo, me anë të një cicërime në Twitter, ka thënë se pati një pritje të ngrohtë nga Van der Bellen, të cilin e falënderoi për mbështetjen që Austria i jep Kosovës.
“Në takimin e sotëm e rikomfirmuam gatishmërinë tonë për të forcuar partneritetin tonë dhe të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë në këto momente vendimtare për Evropën”, ka shkruar Osmani, transmeton KosovaNews.
Thank you for a warm welcome back to Vienna, President @vanderbellen!
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) November 16, 2022
Today's meeting reconfirmed our readiness to strengthen our partnership and to continue our close cooperation at this crucial juncture for Europe.
We are grateful for Austria's steadfast support. ???? pic.twitter.com/CD2idWOuUd


