KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani: Shqiptarët nga Lugina t’i përgjigjen masivisht regjistrimit të popullsisë
Politikë

Osmani: Shqiptarët nga Lugina t’i përgjigjen masivisht regjistrimit të popullsisë

Kosova News
Kosova News 15:54 -24/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim përfaqësues institucionalë e politik të shqiptarëve nga Presheva, Medvegja e Bujanoci.

Temë qendrore e këtij takimi ishte procesi i regjistrimit të popullsisë në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, njofton KosovaNews.

Osmani ka bërë thirrje që shqiptarët t’i përgjigjen masivisht regjistrimit të popullsisë, i cili është i hapur deri në fund të këtij muaji.

Sipas saj, pjesëmarrja sa më masive në regjistrim është masë kundrejt politikës shoviniste të Serbisë, e cila po përpiqet të realizojë spastrim etnik nëpërmjet masave administrative.

“Presidentja nënvizoi se regjistrimi masiv nënkupton fuqizim politik dhe institucional të shqiptarëve. Se këndejmi, Presidentja ofroi mbështetjen e institucioneve të Kosovës dhe të përfaqësive tona diplomatike për të bërë thirrje për regjistrim tek të gjithë shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që jetojnë në Kosovë apo në vende të tjera”.

“Për këtë frymë, Presidentja Osmani ka bërë thirrje për unifikimin e faktorit shqiptar për çështjet prioritare me të cilat ballafaqohen shqiptarët për t`i eliminuar pengesat që po i bën Serbia në procesin e regjistrimit”.

“Tutje, Presidentja Osmani ka theksuar se në të gjitha takimet me përfaqësues ndërkombëtar në vazhdimësi ka ngritur problemet me të cilat përballen shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, si pasojë e politikës së Qeverisë së Serbisë, duke synuar ndërkombëtarizimin e kërkesave për të drejtat e shqiptarëve”.

“Në këtë kontekst, ka potencuar rëndësinë e bashkëveprimit në mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve shqiptarë nga Presheva, Medvegja e Bujanoci për trajtimin e të gjitha problemeve me të cilat përballen shqiptarët”.

Mustafi pas takimit me Osmanin: Shqiptarët të regjistrohen, Serbia po synon ta zhdukë numrin e saktë
Osmani nis takimin me përfaqësuesit politikë nga Lugina e Preshevës

Gjithashtu lexoni:

“Merre terapinë” – Reagime të ashpra ndaj deputetes Time Kadrijaj pas fjalëve të pa matura në Kuvend

KQZ: Ndërrimi i qendrës së votimit bëhet me ndryshim të adresës

Kusari-Lila kritikon opozitën pas dështimit të Kuvendit, bën thirrje për votim

Gashi: Duhet ta bëjmë një Qeveri cilado qoftë ajo, po i shohim deklaratat e Trump e konfirmimin e presidentes

Bahtiri: Urat mbi Ibër po marohen, s’ka kush që i ndalë

Kosova News 24/10/2022 24/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
79%
2 km/h
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
35 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Inspektorati i Mbikëqyrjes së Tregut mbyll 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë
14:14 -11/07/2025
“Merre terapinë” – Reagime të ashpra ndaj deputetes Time Kadrijaj pas fjalëve të pa matura në Kuvend
13:36 -11/07/2025
Transport ilegal në Shtërpcë, konfiskohen automjeti bashkë me drunj
13:34 -11/07/2025
Greva në QKUK, punëtorët e sigurimit akuzojnë menaxhmentin
13:32 -11/07/2025
KQZ: Ndërrimi i qendrës së votimit bëhet me ndryshim të adresës
12:38 -11/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?