KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani flet në hyrje të Samitit: Mentaliteti i Vuçiqit i viteve 90-ta që çoi në luftëra, duhet të refuzohet nga të gjithë
Politikë

Osmani flet në hyrje të Samitit: Mentaliteti i Vuçiqit i viteve 90-ta që çoi në luftëra, duhet të refuzohet nga të gjithë

Kosova News
Kosova News 09:55 -06/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vetëm pak para nisjes së Samitit ka dhënë një deklaratë për medie, ku ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është vazhdimësi e mentalitetit që në Serbi ekzistonte në vitet e ’90-a e se ky mentalitet duhet të refuzohet nga të gjithë.

Në deklaratën në hyrje të Samitit të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë, Osmani ka thënë se Kosova është e kundërta e mentalitetit të shtetit të Serbisë, dhe është vendi më proevropian.

“Jam presidente e shtetit më proevropian dhe kemi treguar përkushtimin tonë drejt BE-së dhe vlerave të BE-së, sidomos kur vjen për 100 për qind të rreshtimit me politikën e jashtme dhe sigurisë të BE-së, dhe për vënien e sanksioneve ndaj Rusisë”, ka thënë ajo.

Osmani ka kërkuar nga BE-ja që të kalojë nga fjalët në vepra, sidomos për çështjen e liberalizimit të vizave. Ka bërë të qartë se Kosova do të aplikojë deri në fund të vitit për pranim në BE.

Presidentja po ashtu ka përsëritur se Kosova kërkon që dialogu me Serbinë të jetë i fokusuar në njohje reciproke dhe mbrojtje të integritetit territorial e sovranitetit të Kosovës.

“Vuçiqi është vazhdimësi e mentalitetit që ekzistonte në Serbi në të ’90-at dhe ishte ky mentalitet që çoi në luftë e shkatërrim dhe vrasje të civilëve. Mentalitet që duhet të refuzohet nga të gjithë”, ka thënë Osmani.

Ajo shtoi se Kosova do lobojë për të ecur para për të përçuar mesazhe të forta të Ballkanit Perëndimor.

“Ose je krah Rusisë ose krah Ukrainës, dhe kjo duhet të vlerë. Ky është sinjali që BE do i dërgojë mesazh të qartë Ballkanit Perëndimor. Të jemi në krahun e duhur të historisë, kjo duhet pritur”.

Nis Samiti i BE-së në Tiranë – Të buzëqeshur, Rama pret Osmanin dhe liderët e tjerë

Gjithashtu lexoni:

Limaj: Nëse partia e parë s’ka shumicë, t’u jepet mundësia të tjerëve – në fund bën edhe qeveri teknike

Abdixhiku: Me plot zemër do ta votonim me 20 vota kundër Haxhiun, por s’bëjmë shkelje kushtetuese

Faton Peci: Propozova pako të marrëveshjes politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Kadrijaj kërkon nga VV-ja votim të hapur: Gjykata i dha të drejtë lëndës së AAK-së

Limaj: I ftova të gjithë që të fokusohemi në marrëveshje politike që menjëherë zgjidh krizën

Kosova News 06/12/2022 06/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
broken clouds
22° _ 22°
73%
3 km/h
Sat
27 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Limaj: Nëse partia e parë s’ka shumicë, t’u jepet mundësia të tjerëve – në fund bën edhe qeveri teknike
19:35 -28/06/2025
Inter bëhet me sulmues të ri, arrihet marrëveshja për transferimin e Ange-Yoan Bonny
19:32 -28/06/2025
Abdixhiku: Me plot zemër do ta votonim me 20 vota kundër Haxhiun, por s’bëjmë shkelje kushtetuese
19:28 -28/06/2025
Faton Peci: Propozova pako të marrëveshjes politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit
19:24 -28/06/2025
Për trëndafila të harlisur deri në ngricat e para, ju duhet vetëm ky produkt i thjeshtë
19:21 -28/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?