Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka pritur në takim Kryetarin e Këshillit Grevist të BSPK-së, Rrahman Jasharaj, dhe nënkryetarin i Këshillit Grevist, Ali Gashi.
Sindikalistët po vazhdojnë grevën dhe po kërkojnë nga 100 euro shtesë, jashtë pagës bazë që marrin nga shteti.
Sindikalistët paradite janë takuar edhe me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun, i cili pas takimit në një prononcim për media tha se padrejtësitë që po ju bëhen grevistëve s’kanë vend në Kosovë.