KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përfundon raundi i dytë i takimit trepalësh në Bruksel
Politikë

Përfundon raundi i dytë i takimit trepalësh në Bruksel

Kosova News
Kosova News 10:52 -18/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Bruksel ka përfunduar edhe raundi i dytë i takimit trelateral në mes të kryeministri të Kosovës Albin Kurti, presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe ndërmjetësuesve evropianë, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.

Filloi raundi i dytë i takimit trepalësh në Bruksel

Ka filluar raundi i dytë i takimit trepalësh ndërmjet përfaqësuesve të BE-së me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Më herët, veçmas, kreu i diplomacisë së BE-së, Josep Borell dhe i dërguari special i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, kanë biseduar me Vuçiqin dhe Kurtin.

Në Bruksel më herët ka përfunduar takimi i parë trepalësh mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq, kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe ndërmjetësve evropianë në dialog, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak.

Në takimin trepalësh mori pjesë edhe i dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

BE-ja takon ndaras Kurtin e Vuçiqin në tentim për t’i ulur sërish në tavolinë

Pas takimit trepalësh mes përfaqësusve të BE-së dhe liderëve të Kosovës dhe Serbisë, Borell e Lajçak po zhvillojnë takime të ndara me Kurtin e Vuçiqin.

Siç mëson REL janë duke u mbajtur takime dypalëshe midis liderëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësuesit e BE-së, me qëllim që liderët të takohen sërish gjatë ditës.

Gjatë ditës Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borell dhe Emisari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak kanë pritur kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq në një takim tre palësh.

Dy liderët janë parë duke u futur në dhomën e takimeve pa shtrënguar duart me njëri-tjetrin.

Zyrtare nga Brukseli, Borrell pritet të flasë rreth orës 14:15 për takimet me Kurtin e Vuçiqin

Prononcimi i përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian, Josep Borrell, është shtyrë rreth orës 14:15.

Fillimisht ishte paraparë për orën 12:30, pastaj u shty për 13:30, por prapë u shty deri më 14:15.

Kështu ka bërë të ditur Zyra për Informim e BE-së.

“Deklarata për shtyp e përfaqësuesit të Lartë Borrell tani parashihet që do të nisë rreth orës 14:15”.

Takimi Kurti-Vuçiq nisi rreth orës 11:00 në praninë e Borrellit dhe emisarit Miroslav Lajçak.

Përfundon biseda trepalëshe, vazhdojnë takimet ndaras me BE-në

Në Bruksel ka përfunduar rundi i parë i takimit trepalësh midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Do të ketë takime dypalëshe midis liderëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësuesit e BE-së, me qëllim që liderët të takohen sërish gjatë ditës.

Në ndërtesën e BE-së ku po zhvillohet dialogu ka arritur edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kujtojmë se pala amerikane nuk merr pjesë në dialog, por ShBA-ja mbështet plotësisht përpjekjet e BE-së në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës/REL/

  • Pamje te reja nga Brukseli, nisja e takimit Kurti-Vuçiq

Pak kohë më parë ka nisur takimi i ndërmjetësuar nga shefi për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ky takim vjen pas tensioneve të shtuara në pjesën veriore të Kosovës dhe deklaratave në Kosovë e Serbi për shkak të fillimit të zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit ndërmjet dy vendeve për targa dhe dokumente zyrtare.

Këto sjellim pamje nga takimi që janë të publikuara nga zyra e Bashkimit Evropian në Bruksel:

  • Pa shtrëngim duarsh, Kurti dhe Vuçiq nisën takimin në Bruksel (FOTO)

Ka nisur takimi i nivelit të lartë dialogues në mes të Kosovës dhe Serbisë ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Në nisje të takimit nuk ka pasur as shtrëngim duarsh, por nga pamjet e publikuara, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Vuçiq nuk janë shikuar as në sy.

Ky takim ndërmjetësohet nga Shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili përkrahet nga Miroslav Lajçak, i Dërguar i BE-së për Ballkanin Perëndimor.

  • Nis takimi Kurti-Vuçiq, Borell thotë se ka ardhur koha drejt normalizimit të plotë

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, ka njoftuar për fillimin e takimit të nivelit të lartë në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq.

Kryediplomati evropian ka publikuar fotografi me dy liderët, duke thënë se pas tensioneve të fundit në veri ka ardhur koha që të ecet përpara drejt normalizimit të plotë.

“Sot në mëngjes po e fillojmë takimin e Dialogut të nivelit të lartë Beograd-Prishtinë. Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë treguar sërish se është koha për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë. Unë pres që të dy udhëheqësit të jenë të hapur dhe fleksibël për të gjetur gjuhën e përbashkët”, ka shkruar Borell.

Takimi i 18 gushtit shënon herën e tretë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq negociojnë në Bruksel, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian.

Kurti dhe Vuçiq janë takuar dy herë vitin e kaluar, por pa ndonjë rezultat konkret.

Takimin e së enjtes e ka kërkuar kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, më 31 korrik.

Pse tensione?

Serbët lokalë vendosën barrikada si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatim të dy vendimeve: për targat e makinave dhe dokumentet serbe.

Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje për lëvizje të lirë prej vitit 2011.

Serbia e ka zbatuar atë menjëherë.

Kosova e ka zbatuar më 1 gusht – për pak orë – pikën për dokumentin për hyrje/dalje dhe e ka shtyrë zbatimin e vendimit për 1 shtator, me qëllim të uljes së tensioneve në veri.

Ndërkohë serbët i kanë hequr barrikadat.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar po ashtu një shtyrje të tillë, ndonëse kanë thënë se Kosova ka të drejtë të zbatojë këto vendime.

Çfarë do të diskutohet më 18 gusht?

Më 17 gusht, Kurti dhe Vuçiq kanë zhvilluar takime ndarazi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe më vonë me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, si dhe të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kurti ka thënë para mediave se në takim me Lajçakun dhe Escobarin është diskutuar për “elemente të kornizës për marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve, që duhet të ketë në qendër njohjen reciproke, si dhe për çështjet aktuale”.

“Pritet të trajtohen të gjitha marrëdhëniet bilaterale, me të gjitha vështirësitë dhe pengesat”, ka thënë ai duke iu referuar takimit të së enjtes.

Kurti ka insistuar që Kosova është për reciprocitet me Serbinë.

I pyetur nëse ka mundësi që Kosova të shtyjë sërish zbatimin e vendimeve për targat dhe dokumentet serbe, kryeministri Kurti, ka thënë se “ne po diskutojmë për zgjidhje, jo për shtyrje”.

“Nuk është se e kemi bërë shtyrjen që të bëjmë edhe shtyrje tjera. Shtyrja është bërë më 31 korrik për datën 1 shtator, dhe me atë rast kemi dëshmuar – me datën 1 gusht – se nuk konfiskojmë dokumente, siç ka qenë fushata e dezinformimit. Në anën tjetër, është e mundshme që më 1 shtator nuk do të lëshojmë dokumente, sepse edhe Serbia do të heqë dorë prej lëshimit të dokumenteve në vendkalimet kufitare me Kosovën. Ne dëshirojmë marrëdhënie reciproke”.

Lajçak ka thënë se dëshiron që në takimin e 18 gushtit të ketë marrëveshje, por nuk e ka specifikuar se për çka.

Ai ka thënë se përmes dialogut dëshiron që më 1 shtator të shmanget situata e tensionuar e 31 korrikut.

Pas takimeve me dy zyrtarët, Vuçiq ka thënë se ka rikonfirmuar “vendosmërinë e Serbisë për të bërë gjithçka që të ruajë paqen dhe stabilitetin në gjithë rajonin, si dhe të arrijë zgjidhje kompromisi përmes dialogut, pa presion dhe ultimatume”.

Në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian është bërë e ditur se takimi do të nisë të enjten në orën 10:30 dhe do të fokusohet në rrugën përpara në dialog dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas njoftimit, gjatë takimit do të trajtohen çështjet aktuale dhe do të synohet zbutja e tensioneve mes palëve.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Borrell, do të zhvillojë po ashtu takime të veçanta me secilin lider.

Presidenti serb, Vuçiq, ka deklaruar disa herë para mediave se do të kërkojë që të diskutohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Escobar ka thënë më 17 gusht se në takim me Kurtin është diskutuar edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, Asociacioni duhet të formohet në përputhje me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës.

“Ne mendojmë se brenda Evropës ekzistojnë mjaft modele që mund të përdoren për të gjetur një zgjidhje stabile dhe produktive për të gjitha palët e përfshira”.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë Marrëveshjet e arritura për çështjen e Asociacionit.

Por, Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Si janë komentuar tensionet në veri?

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të mërkurën se i takon Beogradit dhe Prishtinës që të shmangin përshkallëzimin e situatës dhe se misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, është duke vëzhguar situatën dhe është i gatshëm të intervenojë në rast të destabilizimit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 8 gusht se ka pasur rrezik për përshkallëzim të situatës në konflikt të armatosur”, për shkak të frikës së injektuar nga Beogradi dhe për shkak të planeve të bëra në Rashkë dhe në Beograd”.

Në këto dy qytete janë zhvilluar takime mes zyrtarëve shtetërorë të Serbisë dhe përfaqësuesve të serbëve të Kosovës në ditën e barrikadave në veri.

Presidenti serb, Vuçiq, ka thënë se ka informacione për plane të Kosovës që të “likuidojë” serbët në veri.

Çfarë pret BE-ja?

Kryediplomati Borrell i ka ftuar liderët e dy shteteve në takim, ndonëse muaj më parë ka thënë se nuk do ta bëjë një gjë të tillë, derisa të vërejë që negociatorët kanë vullnet për ta çuar përpara këtë proces.

Zëdhënësi i Bashkimi Evropian, Peter Stano, ka thënë se blloku evropian nuk u imponon zgjidhje partnerëve, teksa ka folur për rolin e BE-së në zgjidhjen e mospajtimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, BE-ja ndihmon vetëm në arritjen e një kompromisi.

“Shumë çështje që po shkaktojnë irritim në marrëdhëniet në mes të Beogradit dhe Prishtinës trajtohen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Për këtë quhet dialog i ndërmjetësuar, jo i detyrueshëm. Ne mund të ndërmjetësojnë për aq sa ekziston gatishmëria nga të dyja palët për të gjetur zgjidhje kompromisi”.

Edhe pse dialogu i nivelit të lartë është bllokuar tash e një kohë, ekipet negociatore të të dyja vendeve janë takuar disa herë në Bruksel.

Ekipin e Kosovës e udhëheq zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ndërsa atë të Serbisë, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq.

Këto ekipe kanë arritur pajtueshmëri në muajin qershor për zbatim të marrëveshjes për energjinë.

Megjithatë BE-ja e ka pranuar se implementimi është duke u vonuar.

Pesë vjet bllokadë

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur 11 vjet më parë.

Deri më tani janë arritur më shumë se 20 marrëveshje në fushat si ajo e energjisë, telekomunikacionit, drejtësisë, doganave, lirisë së lëvizjes, por jo të gjitha janë zbatuar.

Deri në vitin 2018, dialogu është udhëhequr në kombinime të ndryshme nga ish-kryeministrat e Kosovës, Hashim Thaqi dhe Isa Mustafa dhe ish-kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq dhe presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Robert Cooper, diplomat britanik në pension, ka qenë ndërmjetësues në negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kur Catherine Ashton ka qenë Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

Dialogu është ndërprerë më 2018 dhe ka rifilluar më 2020.

Në nëntor të vitit 2018, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pati vënë taksë 100 për qind në mallrat serbe.

Për këtë arsye Serbia nuk ka dashur të kthehet në tavolinën e bisedimeve, derisa Kosova ka refuzuar të anulojë taksën.

Më 2019, dialogu është ndërmjetësuar nga shefja e atëhershme e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.

Një vit më pas, BE-ja ka emëruar Miroslav Lajçak-un si ndërmjetësues të posaçëm në dialog.

Po atë vit, Shtetet e Bashkuara e kanë emëruar Richard Grenellin si të dërguarin e tyre për këtë proces.

Megjithatë dialogu nuk ka vazhduar, pasi në tetor të vitit 2019 janë mbajtur zgjedhjet në Kosovë – të cilat i ka fituar Albin Kurti – si dhe BE-ja ka zgjedhur zyrtarët e rinj.

Më 1 dhjetor të vitit 2019, Mogherini është zëvendësuar nga spanjolli, Josep Borrell.

Pasi Kurti është zgjedhur kryeministër i Kosovës, dialogu ka vazhduar më 2021, ndonëse ai ka takuar Vuçiqin vetëm dy herë.

Banorët e kryeqyteteve Kosovës dhe Serbisë – Prishtinës dhe Beogradit – besojnë se një marrëveshje mes dy shteteve është e mundur, por janë të vetëdijshëm se rruga drejt saj është e vështirë.

Në vjeshtën e vitit 2020, kur dialogu politik ishte ende i pezulluar, sondazhet patën treguar se qytetarët nuk besojnë vërtet në dialog dhe dinë shumë pak për të.

Epilogu i dialogut?

Kosova insiston që dialogu për normalizim të marrëdhënieve të përmbyllet me njohje reciproke në mes të të dyja vendeve.

Serbia, në anën tjetër kërkon zgjidhje kompromisi.

Bashkimi Evropian ka thënë se përparimi në dialog është kyç për avancim në rrugën drejt anëtarësimit në bllokun evropian.

Serbia ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në BE në vitin 2009. Në mars të vitit 2012, asaj i është dhënë statusi i kandidatit.

Kosova ka të nënshkruar vetëm Marrëveshje Stabilizim-Asociimi me BE-në, që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok.

Gjithashtu lexoni:

Kurti bëri homazhe pranë bustit të mjekut dhe ushtarit të UÇK-së, Vezir Bajrami

Konsultim publik në Prizren për përfshirjen e PAK-ve në politikat publike

Trump paralajmëroi rikthimin në çështjen Kosovë-Serbi, reagime pozitive nga njohësit e politikës vendore

Samiti SEECP në Tiranë, ministri Hasani: Bashkëpunimi rajonal është themel për integrimin në BE

Kurti e Vitia vendosin gurthemelin e QKMF-së 2.4 milionëshe në Shtime

Kosova News 18/08/2022 18/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 12°
71%
1 km/h
Mon
29 °C
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
31 °C
Fri
28 °C

Lajmet e Fundit

Klubi italian kontakton Arsenalin për Calafiorin, Topçinjtë ia mbyllin derën menjëherë
16:15 -16/06/2025
Me aktivitete të ndryshme u shënua 15 Qershori – Dita e Çlirimit të Gjilanit
16:13 -16/06/2025
Irani përgatitet të largohet nga traktati bërthamor
16:05 -16/06/2025
Kërkohet një person i dyshuar për vjedhje në Prishtinë
16:02 -16/06/2025
Gjiko shpallet i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë për akuzën për dhunim
15:51 -16/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?