Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka nisur seanca për Kosovën. Në sallë ka zënë vend edhe kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla Schwarz bashkë me një prej këshilltarëve të saj dhe përfaqësuesin e Kosovës në New York, Blerim Reka.
Në këtë seancë do të raportojë Përfaqësuesja Special e Sekretarit Gjeneral, Caroline Ziadeh.
Gërvalla do të flas për të arriturat dhe sfidat e vendit, zhvillimet politike pas marrëveshjes së Ohrit, zhvillimet e suksesshme në arenën ndërkombëtare, sukseset në fushën e ekonomisë, sundimit të ligjit si dhe t’i njoftojë pjesëmarrësit në seancë për perspektivën e përgjithshme të vendit në vitet pasuese.
Kujtojmë se Rusia kishte bërë përpjekeje që të pengojë Kosovën që të përfaqësohet në këtë seancë.