KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Në ShBA s’pajtohen me Cholletin: Duhet paqe afatgjate me njohje reciproke, jo Asociacion në Kosovë
Politikë

Në ShBA s’pajtohen me Cholletin: Duhet paqe afatgjate me njohje reciproke, jo Asociacion në Kosovë

Kosova News
Kosova News 18:52 -17/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Komitetit për Politikë të Jashtme i Senatit Amerikan, Robert Menendez, ka thënë se nuk pajtohet me qëndrimet e fundit të shprehur nga Derek Chollet, këshilltar i Departamentit Amerikan të Shtetit për domosdoshmërinë e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sipas tij, Kosovës i duhet njohja reciproke nga Serbia për të arritur paqe afatgjate dhe jo ndarje nëpërmjet Asociacionit.

Në një deklaratë në një ngjarje të organizuar nga Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane më 12 shkurt, Menendez ka thënë se ShBA-ja duhet të ketë qasjen që fillimisht të kërkojë njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

“Shqetësohem kur pash Cholletin… Lexova shkrimin e fundit dhe komentet e tij. Kjo s’është ajo që duhet të jetë politika e jashtme e ShBA-së referuar Kosovës dhe si merremi me Ballkanin Perëndimor. Neve na duhet paqe afatgjate dhe ajo s’mund të arrihet në vendime të këqija afatshkurtra”, ka thënë ai duke paralajmëruar se në Komitetin që udhëheq do të organizojë një seancë për çështjen e Ballkanit për të diskutuar për këtë çështje.

“Paqja afatgjatë vjen me njohje reciproke”, ka vazhduar ai duke theksuar se Serbia në vazhdimësi ka penguar rrugën e Kosovës në integrimin ndërkombëtar.

Njohjen reciproke e ka cilësuar si kushtin e parë para se të kërkohet diçka tjetër. “Vetëm me njohje reciproke dhe veprimet që ndodhin si rrjedhojë mund të ketë rrugë përpara për Kosovën dhe Ballkanin”, ka thënë ai.

Menendez ka thënë se Kushtetuta e Kosovës ua garanton të gjitha të drejtat minoriteteve. Ai ka thënë se është e gabuar qasja që Asociacioni të shihet si “bllokadë që do të zhbllokojë të ardhmen”.

“Nëse duam shtet tërësisht të integruar dhe jo ndarje, s’mund të kemi Asociacion të komunave që shkakton qeverisje të ndarë dhe shkakton ndarje”, ka thënë ai duke tërhequr paralele edhe me SHBA-në duke thënë se “nuk mund t’i kemi dy presidentë, apo dy kongrese”.

“S’duhet të avokojmë për këtë”, ka thënë ai.

Gjithashtu lexoni:

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja

Panairi në Lucernë/ Kusari-Lila prezanton mundësitë e investimeve në Kosovë

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-ja

Kosova News 17/02/2023 17/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime
23:38 -13/06/2026
Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”
23:34 -13/06/2026
Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
23:28 -13/06/2026
KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete
23:24 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?