Gjatë ditës të mërkurës dhe të enjtes, disa qytetarë në Mal të Zi protestuan në mbështetje të serbëve të veriut të Kosovës.
Por, këto reagime, sipas Ministrit për të Drejtat e njeriut dhe pakica në Mal të Zi, Fatmir Gjeka, nuk janë shqetësuese.
Ai tha se ata që reagojnë kundër Kosovës janë nga komuniteti serb, që janë diku afër 30% në Mal të Zi.
Megjithëse, Gjeka tha se nuk janë të gjithë serbët e tillë, por vetëm disa grupe të vogla që janë edhe pro-ruse.
Ai përmendi edhe faktin që muaj më parë, Komuna e Zetës, e përbërë nga serbë, kërkoi nga Parlamenti i Malit të Zi ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës. Gjeka në Klan Kosova tha se këto janë banale dhe vetëm politika për konsum ditor, e asgjë shqetësuese.