Deputetja e LVV-së, Fatmire Mulhaxha – Kollçaku, ka thënë se ata ndihen komod për atë që është bërë në sektorin e shëndetësisë. Se a është prioritet shëndetësia, sipas saj tregon buxheti i ndarë për këtë sektor.
Si është gjendja në sektorin e shëndetësisë e dimë shumë mire. Nuk dua të flas, por ne do ta bëjmë pikërisht të kundërtën që kanë bërë të tjerët me vite. Mbështetja e kujdesit parësor e forcimi i QKUK-së”, ka theksuar Mulhaxha-Kollçaku.
Sipas saj kryeministri Albin Kurti, është vënë në ballë të sektorit, pikërisht për të fuqizuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe jo për ta marrë atë.