KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Haxhiu kërkon nga PDK-ja të distancohet nga gjuha seksiste dhe mendimi dhunues i deputetes Musliu
Politikë

Ministrja Haxhiu kërkon nga PDK-ja të distancohet nga gjuha seksiste dhe mendimi dhunues i deputetes Musliu

Kosova News
Kosova News 13:20 -15/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Skandaloze e të papranueshme e ka quajtur deklaratën e Ganimete Musliut, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka kërkuar nga PDK-ja që të distancohet nga gjuha e tillë seksiste.

Haxhiu ka thënë se gjuha e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu ndaj presidentes Vjosa Osmani është manifestim i urrejtjes që shndërrohet në gjuhë seksiste nga dikush që në rrethana normale do të duhej ta luftonte atë.

“Kjo gjuhë është manifestim i mendimit, ndërkohë që pas saj ngelet vetëm veprimi… Gjuha e sotme e Ganimete Musliut, që nuk është e para herë, është skandaloze, e papranueshme dhe nga e cila do të duhej të distancoheshin të gjithë duke nisur nga partia e saj. Aq më e rëndë kur kjo bëhet nga dikush që mbahet për përfaqësues dhe ka përgjegjësi publike”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Haxhiu ka shkruar tutje se deklaratat e Musliut duhet të cilësohen si dhunë dhe jo thjesht gjuhë.

“Ky lloj mendimi nuk është mendim i lirë, por mendim dhunues”.

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu është marrë sot me pamjen fizike të kreut të vendit, pasi presidentja Vjosa Osmani kreu fjalimin e saj sot në Kuvendin e Kosovës.

Osmani gjatë fjalimit të saj tha se “nuk do të zmbrapsem edhe atëherë kur më sulmoni me pamjen time”

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputetja Musliu e cila ka përdorur gjuhë të ashpër në drejtim të presidentes.

“Si presidente ti do të mbahesh në mend veç si inatçore, kompleksgjike, përçarëse dhe urrejtëse deri në palcë! Meqë paske hyrë të kg. Po ta them troç: Do të mbahesh në mend si një GRUA që hyri në Presidencë me 100 kg e do të dalë nga aty me 50 kg”, ka shkruar Musliu.

Musliu i drejtohet Osmanit: Do të mbahesh mend si grua që hyri në Presidencë me 100 kilogramë e do dalësh me 50

E ndaj kësaj gjuhe ka reaguar edhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci i cili vjen nga radhët e Partisë “Guxo”.

Peci ka i është kundërpërgjigjur deputetes së PDK-së, Ganimete Musliut. Ai në një status në Facebook i është drejtuar Musliut duke i thënë se: Gane, kilogramë për kilogramë, ti dhe partia jote jeni majmur duke e shfrytëzu Kosovën si plaçkë lufte. Milionat që keni ba ju nuk peshojnë me kg, por me okë. Keni hy në pushtet me panla e keni dalë milionerë.

Peci i kundërpërgjigjet Musliut: Keni hy në pushtet me panla e keni dalë milionerë, milionat që keni ba ju nuk peshojnë me kg, por me okë

Një reagim ka bërë edhe deputeti nga partia “Guxo”, Haxhi Avdyli, i cili tha se skena politike po ndotet nga deputete si “kjo”, është fyese për ata që kanë votuar deputet të tillë.

Avdyli: Skena politike po ndotet nga deputete si “kjo”, është fyese për ata që kanë votuar deputet të tillë

Gjithashtu lexoni:

Osmani takon ambasadorët, diskutojnë për moskonstituimin e Kuvendit dhe bashkëpunimin bilateral

PDK-ja miraton deklaratën politike, kërkon zhbllokim institucional

VV zyrtarizon kandidaturën e Alban Hysenit për një mandat të dytë në Gjilan

Vetëvendosje e largon nga partia të arrestuarin e dyshuar për trafikim droge

Osmani dhe komandanti i Gardës Kombëtare të Iowas flasin për thellimin e partneritetit në mbrojtje

Kosova News 15/12/2022 15/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
30 °C
Thu
28 °C
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
27 °C

Lajmet e Fundit

Maqedonci: Do të nënshkruhet marrëveshje historike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes
21:25 -04/06/2025
Barduani takon Dietzin, diskutojnë për dislokimin e personelit ushtarak të Luksemburgut në Kosovë
20:48 -04/06/2025
Arrestohet një i dyshuar për prodhimin dhe shpërndarjen e produkteve të dëmshme mjekësore
20:43 -04/06/2025
Gjermani-Portugali, formacionet zyrtare
20:05 -04/06/2025
Kurti viziton punimet në rrugën ”Hamdi Kurteshi” në Gjilan
20:01 -04/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?