Ad image

Ministri i Jashtëm grek viziton sot Kosovën, takohet me Osmanin

Kreshnik Llabjani
Kreshnik Llabjani 08:43 -08/06/2022

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias gjatë ditës së sotme do të qëndroj për vizitë në Kosovë.

Zyra e Presidencës përmes një njoftimi për media bëri të ditur se takimi do të fillojë në orën 15:00.

Takime me kryediplomatin grek pritet të kenë edhe krerë tjerë të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Kjo do të jetë vizita e tretë e Dendias në Kosovë brenda tri vitesh.

Dendias e pati vizituar Prishtinën edhe në qershor të vitit të kaluar, ku u prit nga presidentja Vjosa Osmani./Kosovanews/

Shpërndaje