KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrat do të vlerësohen, Kurti paralajmëron se asnjëri nuk është i paprekshëm
Politikë

Ministrat do të vlerësohen, Kurti paralajmëron se asnjëri nuk është i paprekshëm

Kosova News
Kosova News 11:49 -28/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti tha se ministrat dhe zëvendësministrat në Qeverinë e tij do të vlerësohen, por që nuk përjashtohet të ketë edhe ndryshime brenda kabinetit. Ai tha në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje të dielën se ministrat duhet të shërbejnë, e jo të sundojnë, apo të jenë mendjemëdhenj.

“Na duhet punë kolektive e ekipore ku personat që e marrin një detyrë, dinë të punojnë pa krijuar probleme mes grupit për shkak të egove të tyre. Nuk kemi nevojë për mendjemëdhenj. Kush e merr një pozitë në qeverinë time, e merr për të shërbyer, jo për të sunduar. Ministrat e zv.ministrat nuk janë shefa, janë udhëheqës të projekteve zhvillimore, në përputhje me kushtetutshmërinë dhe me ligjet. Prandaj, modestia është cilësia që na duhet, sidomos në këtë kohë krize, e shoqëruar me vendosmëri të cilën e kemi përherë”, tha Kurti.

Kurti kritikoi edhe mungesën e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje nëpër seanca të Kuvendit, duke paralajmëruar se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, mund të përjashtohen nga listat zgjedhore.

“Askush nuk e ka votuar deputetin tonë që të mungojë në seanca. Të gjithë deputetët kanë punuar mirë, dhe unë ju falënderoj për jetë e u jam mirënjohës për këtë gjë, por e keni mundësinë të shkëlqeni. Mes jush mund të ketë ministra e zv.ministra të ardhshëm , edhe në ditët kur nuk jam kryeministër. Nëse nuk përkushtoheni tash e këtu, nëse nuk e ndihmoni Qeverinë, gjasat janë që edhe në mesin e deputetëve, do të ketë nga ata që nuk do të jenë në lista në zgjedhjet e ardhshme”, tha Kurti.

Sipas tij, reformim duhet të ketë edhe në administratë, pasi siç u shpreh Kurti, ka “elementë që nuk e kryejnë punën për të cilën paguhen”.

“Askush e askund nuk është i paprekshëm. Nuk kemi dashur të merremi me ndryshime ministrash e të stafit politik gjatë kësaj kohe sepse kemi pasur probleme të tjera, por ne e dimë se askush e asnjëri nuk është e nuk ndihet i paprekshëm. Ministrat, zv.ministrat dhe i gjithë stafi politik, e dinë që do të mund të ketë ndryshime e do të vlerësohen. Nuk do të merren për bazë influencat mediale të njërit apo tjetrit, por do të merren për bazë në vlerësim rezultatet e punës. Nuk mjafton që të thuhet se ministri a zv.ministri i VV-së nuk po vjedh, por patjetër duhet që kjo të shoqërohet me rezultate sipas programit tonë qeveritar dhe planit tonë të punës”.

Rritja e çmimeve, reagon kryeministri Kurti: Kursimi në këtë kohë krize është patriotizëm, ata që thonë mos kurseni duan t’iu vjedhin

Gjithashtu lexoni:

Lufta e 3-të që s’është shpallur, por ka nisur!

Haziri: Vetëvendosje e ka prishur koalicionin me LDK-në, Kurti njëanshëm ka bërë edhe shkarkime

Irani fillon hakmarrjen, lanson qindra raketa drejt Izraelit

Gërvalla shkon në Luksemburg për 40-vjetorin e Marrëveshjes së Shengenit

PDK: ZrrE-ja është në shërbim të monopolëve, jo të qytetarëve – nisëm betejën ligjore për drejtësi

Kosova News 28/08/2022 28/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
73%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Lufta e 3-të që s’është shpallur, por ka nisur!
02:34 -14/06/2025
Netanyahu i drejtohet popullit iranian: Ndërsa e arrijmë qëllimin tonë, po ju hapim rrugën edhe juve drejt lirisë
23:18 -13/06/2025
Haziri: Vetëvendosje e ka prishur koalicionin me LDK-në, Kurti njëanshëm ka bërë edhe shkarkime
22:35 -13/06/2025
Tensionet në Lindjen e Mesme, Trumpi bisedon me Netanyahun dhe princin arab
22:29 -13/06/2025
Gjiganti evropian i ofron Paul Pogbas kontratë dyvjeçare
21:28 -13/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?