KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Më shumë se 133 mijë apartamente të ndërtuara nga “TOKI” i mbijetuan tërmetit shkatërrues pa u dëmtuar
Botë

Më shumë se 133 mijë apartamente të ndërtuara nga “TOKI” i mbijetuan tërmetit shkatërrues pa u dëmtuar

Kosova News
Kosova News 18:26 -13/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Më shumë 133 mijë apartamente të ndërtuara nga Drejtoria qeveritare turke për ndërtimin e banesave publike (TOKI) në 10 provincat e goditura nga tërmeti katastrofal, i mbijetuan tërmetit pa asnjë dëm.

Sipas informacioneve, TOKI, që vepron nën Ministrinë e Urbanizmit, Mjedisit dhe Ndryshimeve Klimatike, tashmë 20 vite realizon projektet për banesa sociale për qytetarët me të ardhura të ulëta nk Turqi.

Dhe siç vlerëson mediumi në fjalë, këto janë apartamente mjaftë cilësore, ndërkaq që nga viti 2002 TOKI ka ndërtuar 1.18 milion objekte të tilla.

Sa i përket 10 qyteteve të goditura nga tërmeti shkatërrues, TOKI deri më sot ka ndërtuar 5.545 objekte në Kahramanmaraş, 8.018 në Hatay, 3.323 në Osmaniye, 20.605 në Maltaya, 17.261 në Sanliurfa, 20.912 në Diyarbakir, 27.947 shtëpi në Gaziantep, 7.065 në Adiyaman, 21.154 në Adana dhe 1.929 në Kilis, gjithsej 133.759 apartamente, shkruan më tej AA.

Dhe tek objektet në fjalë gjatë dy tërmeteve me intensitet 7.7 dhe 7.6 ballë, epiqendra e të cilit ishte në Kahramanmaraş, nuk janë evidentuar kurrfarë dëmtimesh.

Sipas mediumit turk, në objektet e ndërtuara nga TOKI së pari lëshohet raporti i studimit të terrenit. Në përputhje me të dhënat e raportit, përpilohen projekte studimi në përputhje me të gjitha ligjet dhe rregulloret në fuqi, posaçërisht me Rregulloren për tërmete. Ndërtimi kryhet në përputhje me teknikën e ndërtimit që nxjerr projekti.

TOKI në objektet e saj minimizon lëkundjet dhe më këtë edhe dëmet që shkaktohen në ndërtesë, me metodën që përdorë në ndërtesa, duke vendosur “themele lundruese”, “sistem mbështetës të kallëpeve të tunelit” dhe “beton me rezistencë të lartë”. /AA

Gjithashtu lexoni:

BE-ja për urat mbi Ibër: Çdo projekt kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog mes komuniteteve

Kurti e ambasadori gjerman bisedojnë për ngërçin në Kuvend

Dy turistë helmohen pasi hëngrën bimë në malin e Korabit, dërgohen me helikopterë për në Spitalin e Tiranës

Osmani takoi ambasadorin francez, në fokus aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese

Këshilli Prokurorial dhe zyra e kryeprokurorit të shtetit reagojnë lidhur me kushtet e rënda të punës në Pallatin e Drejtësisë

Kosova News 13/02/2023 13/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
54%
2 km/h
Mon
36 °C
Tue
34 °C
Wed
26 °C
Thu
20 °C
Fri
22 °C

Lajmet e Fundit

Lushaku-Sadriu fajëson MASHTI-n dhe Nagavcin për rezultatet jo të mira në Testin e Arritshmërisë
19:10 -07/07/2025
Ukraina godet një uzinë kimike në rajonin e Moskës
19:02 -07/07/2025
Rama akuzon Qeverinë për bllokim të buxhetit
18:45 -07/07/2025
BE-ja për urat mbi Ibër: Çdo projekt kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog mes komuniteteve
18:34 -07/07/2025
Zjarri në afërsi të Bllacës, Maqedonia e Veriut mbyll kufirin me Kosovën
18:31 -07/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?