KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Më 24 qershor, konferencë e nivelit të lartë BE-Ballkan Perëndimor
Politikë

Më 24 qershor, konferencë e nivelit të lartë BE-Ballkan Perëndimor

Kosova News
Kosova News 19:58 -10/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Konferenca e nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor, do të mbahet më 24 qershor 2022 në Bruksel. Kjo do të përkojë me ditën e dytë të sesionit të planifikuar të Këshillit Evropian që mbahet më 23-24 qershor.

Një gjë e tillë nga Brukseli është  konfirmuar për European Western Balkans, shkruan Rtklive, transmeton Kosovanews.

Konferenca do të mbahet në nivelin e krerëve të shtetit/krerëve të qeverive  dhe do të mbledhë 27 shtetet anëtare të BE-së, 6 shtetet partnere të Ballkanit Perëndimor si dhe përfaqësues të institucioneve të BE-së.

Bazuar në informacione të kufizuara, konferenca e nivelit të lartë do të fokusohet në tre fusha si energjia, rinia dhe siguria.

Ndërkohë, presidenti i Francës Emmanuel Macron pritet t’u prezantojë liderëve të BE-së propozimin e tij për një “Komunitet Politik Evropian”, të cilin ai e njoftoi në një fjalim më 9 maj.

Macron që atëherë ka sqaruar se propozimi nuk synon të jetë një mekanizëm  zëvendësues për anëtarësimin në BE të vendeve kandidate aktuale.

Kjo konferencë e nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor nën presidencën franceze të BE-së, nuk duhet të ngatërrohet me Samitin e ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor, që do të organizohet nën presidencën çeke në gjysmën e dytë të vitit 2022.

Samitet e rregullta BE-Ballkani Perëndimor mbledhin së bashku liderë nga vendet anëtare të BE-së dhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, me pjesëmarrjen e Presidentit të Këshillit Evropian dhe të Komisionit Evropian. Deklarata e samitit të fundit, e cila u zhvillua në Slloveni në tetor 2021. /Kosovanews/

Gjithashtu lexoni:

Ahmeti: Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës s’duhet të trajtohet si mjet pazari

Rexhepi: Patjetër duhet të respektohet presidentja

Kusari-Lila: Besoj se Kurti do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Osmanit

Zgjidhja e ngërçit, Memli merr shembullin e demokratëve në ShBA

Ministria e Ekonomisë mbyll kompaninë paralele të ujësjellësit në Mitrovicën e Veriut

TAGGED: BE, Francës Emmanuel Macron
Kosova News 10/06/2022 10/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
overcast clouds
10° _ 8°
84%
2 km/h
Tue
18 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
11 °C
Sat
13 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohen liderët e “Mbretërisë së Gjermanisë”
13:21 -13/05/2025
Ahmeti: Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës s’duhet të trajtohet si mjet pazari
13:03 -13/05/2025
Anulohet konferenca e Trëndafilovës, përfundon protesta e veteranëve
12:46 -13/05/2025
OVL e UÇK-së dhe aktivistët e PSD-së protestojnë me mjete piroteknike kundër vizitës së Ekaterina Trendafilovas
12:28 -13/05/2025
Vazhdon beteja ligjore, tani PSG padit Mbappen dhe i kërkon 98 milionë euro
12:22 -13/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?