KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » VIDEO – Osmani në Parlamentin Evropian: Është koha për hapa domethënës në integrimin e Kosovës drejt BE-së
Politikë

VIDEO – Osmani në Parlamentin Evropian: Është koha për hapa domethënës në integrimin e Kosovës drejt BE-së

KosovaNewss
KosovaNewss 12:29 -14/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në adresimin e saj para eurodeputetëve në Parlamentin Evropian, ka thënë se është koha për hapa domethënës në integrimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

“Ne ua kemi shtrirë dorën e bashkëpunimit të gjithë fqinjëve tanë dhe këtë e kemi bërë në masë të madhe sepse njerëzit tanë meritojnë një të ardhme më të ndritur, që do të thotë gjithashtu bashkëpunim më të fortë brenda rajonit tonë”, ka thënë Osmani.

Sipas Osmanit, institucionet e Kosovës duan paqe dhe stabilitet.

“Paqe të qëndrueshme duke e pas drejtësinë në themel të saj, stabilitet duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial dhe me fokus në marrëdhënie të mira fqinjësore”, ka thënë tutje ajo.

Osmani ka deklaruar se përparimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian do të shërbejë si një katalizator për paqen dhe pajtimin në një rajon ku forcat keqdashëse, historikisht, mbjellin përçarje.

“Mungesa e integrimit të vendeve demokratike të Ballkanit Perëndimor në BE përbën një kërcënim të madh sigurie për të gjithë Evropën, pasi e lë rajonin të pambrojtur nga kërcënimet dhe aktorët keqdashës. Integrimi i rajonit tonë nuk është vetëm i një rëndësie të madhe, por është edhe i një rëndësie strategjike”, ka potencuar ajo.

Sipas Osmanit, Kosova është pjesë integrale e Evropës.

“Ne jemi këtu pranë jush dhe jemi pjesë e kësaj familjeje, sepse një Evropë e tërë, e lirë dhe në paqe është e mundur vetëm kur jemi të gjithë këtu, në këtë Parlament, si të barabartë, duke promovuar dhe mbrojtur Evropën kolektivisht”, është shprehur ajo.

Vendi i Kosovës, sipas saj është në Evropë.

“Vendi i merituar i Kosovës në familjen e BE-së jo vetëm që do ta pasurojë kombin tonë, por gjithashtu do të forcojë vetë themelet mbi të cilat u ndërtua Bashkimi Evropian dhe do të forcojë kontinentin tonë përmes unitetit gjithnjë e më të madh”, ka përfunduar Osmani.

LIVE – VIDEO/ Presidentja Osmani: Kosova ka histori të trishtë dhe sfiduese por edhe vendosmëri për një të ardhme më të mirë
LIVE-VIDEO/ Presidentja Osmani në PE: Presidenti Rugova dikur kërkoi që Evropa të bashkohej në mbrojtje të popullit të shtypur, sot Evropa është destinacion i yni
Fjalimi i plotë i Presidentes Osmani në Parlamentin Evropian

Gjithashtu lexoni:

Kështu ndahen 20 ulëset e komuniteteve joshumicë në kuvendin e ri

Kallas: Udhëheqësit politikë të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin e shpejtë të qeverisë

KQZ nis verifikimin dhe numërimin e votave për kandidatët për deputetë në 38 komuna

KQZ-ja përfundon numërimin

APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe profesional

KosovaNewss 14/06/2023 14/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Liqeni i Shkodrës në UNESCO, Rama: Rezultat i punës diplomatike
12:36 -08/06/2026
Kështu ndahen 20 ulëset e komuniteteve joshumicë në kuvendin e ri
12:33 -08/06/2026
Kallas: Udhëheqësit politikë të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin e shpejtë të qeverisë
12:29 -08/06/2026
KQZ nis verifikimin dhe numërimin e votave për kandidatët për deputetë në 38 komuna
12:09 -08/06/2026
Prokurori i shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për paraburgim brenda 24-orëve të fundit
11:49 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?