KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » LIVE – VIDEO/ mbledhja e Qeverisë – Kryeministri Kurti: Liberalizimi dhe aplikimi në KE, konfirmojnë se Kosova është në rrugën e duhur
Politikë

LIVE – VIDEO/ mbledhja e Qeverisë – Kryeministri Kurti: Liberalizimi dhe aplikimi në KE, konfirmojnë se Kosova është në rrugën e duhur

KosovaNewss
KosovaNewss 10:43 -26/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti e ka bërë hapjen e mbledhjes së sotme të Qeverisë me disa fjalë për vendimin e liberalizimt të vizave dhe pranimin e aplikimit në Këshill të Evropës, duke thënë se këto janë konfirmim se Kosova është në rrugën evropiane e në “rrugën e duhur”.

Ai tha se javën që lamë pas dhe këtë javë çdo qytetar është ndier më evropian dhe më afër Evropës.

“Liberalizimi kishte ngecur për katër vjet në agjendën e Këshillit të Bashkimit Evropian. Me shumë mund e angazhim, veçanërisht me vendet hezituese arritëm ta zhbllokojmë këtë proces. Nga 1 janari i vitit të ardhshëm qytetarët më në fund mund të udhëtojnë pa viza. Pasaporta jonë do të jetë më e fuqishme ashtu siç po bohet shteti ynë çdo ditë”, ka thënë ai në nisje të mbledhjes së Qeverisë të mërkurën.

Kurti ka thënë se beson që Kosova do ta japë kontributin e saj, si anëtare me të drejta të barabarta në Këshill të Evropës.

“Dy vendimet e rëndësishme brenda më pak se një jave konfirmojnë rrugën tonë evropiane… se jemi në rrugën e duhur dhe bëjmë pjesë aty ku duhet në Evropë”, ka thënë tutje ai.

Ai ka falënderuar edhe një herë zëvendëskryeministrat Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla, sikurse edhe ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe stafet e tyre për punën e palodhshme dhe suksesshme.

“Nga 1 janari i vitit të ardhshëm qytetarët do të mund të udhëtojnë lirshëm dhe pa viza në 32 vende evropiane. Pasaporta jonë do të jetë më e fuqishme ashtu siç vendi jonë do të bëhet përherë e më i fortë”, tha ai.

Kryeministri KUrti shprehu besimin se si shtet i ri demokratik dhe paqedashës Kosova do të jap kontribut të çmueshëm si anëtar me të drejta të plota në Këshill të Evropës.

Kryeministri mandej foli për Projektligjin për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë dhe mbledhja po vazhdon me pikat tjera të rendit të ditës, ku janë gjithsej 15.

Gjithashtu lexoni:

Ngrihet aktakuzë, i mori gati 2 milionë euro për vila që s’i ndërtoi

LDK-ja dorëzoi lëndën në Gjykatën Kushtetuese për bllokadën në kuvend

Statovci: Me këtë fuqi që ka, NISMA s’mund ta marrë kryetarin e kuvendit

Kurti uron ShBA-në: Qoftë e përhershme aleanca e shteteve tona dhe miqësia e ngushtë e popujve tanë

LDK-ja dorëzon në orën 14:30 lëndën në Kushtetuese për komisionin për votim të fshehtë

KosovaNewss 26/04/2023 26/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
51%
1 km/h
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
38 °C
Mon
37 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Ngrihet aktakuzë, i mori gati 2 milionë euro për vila që s’i ndërtoi
15:41 -04/07/2025
LDK-ja dorëzoi lëndën në Gjykatën Kushtetuese për bllokadën në kuvend
14:59 -04/07/2025
Statovci: Me këtë fuqi që ka, NISMA s’mund ta marrë kryetarin e kuvendit
14:30 -04/07/2025
Vetëvrasja e një personi në qendrën e paraburgimit në Suharekë, suspendohen rreshteri dhe dy policë
14:04 -04/07/2025
Murati: Opozita po pengon rritjen e kapaciteteve në KEK
13:59 -04/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?