Pak më parë KosovaNews, raportoi ekskluzivisht se kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Luan Aliu u ndaluan nga Policia e Serbisë, pasi këta kanë kaluar pikën kufitare Dheu i Bardhë për të shkuar në një vizitë në Luginën e Preshevës.
KosovaNews mëson se pas një ore, ata u lejuan të futën në territorin e Serbisë.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Luan Aliu së bashku me drejtorin e Kadastrit në Gjilan, Bekim Salihu dhe shoferin e kryetarit, Hajrush Bajrami ishin duke shkuar në një vizitë në Luginën e Preshevës.