KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lajçak deklarohet pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiqin
Politikë

Lajçak deklarohet pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiqin

Kosova News
Kosova News 20:19 -20/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se bashkë me katër diplomatë të tjerë ndërkombëtarë sot kanë qëndruar në Kosovë dhe Serbi për të diskutuar hapat drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Lajçak ka thënë se pas takimeve të sotme me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, planifikon që së shpejti t’i vazhdojnë bisedimet.×

“Së bashku me këshilltarët e politikës së jashtme të Gjermanisë, Francës, Italiës dhe atë amerikan Escobari, kam udhëtuar sot në Kosovë dhe Serbi për të diskutuar hapat drejt normalizimit të marrëdhënieve të tyre bazuar në Propozimin tone”, ka shkruar Laçak në Twitter.

“Kjo gjithashtu nënkupton zbatimin e plotë të të gjitha Marrëveshjeve. Kam në plan të vazhdojmë bisedimet tona së shpejti”, ka shkruar ai.

Together with ?????? Chief foreign policy advisers and ?? DAS Escobar, I travelled to Kosovo and Serbia today to discuss steps towards normalisation of their relations based on our Proposal. This also means full implementation of all Agreements. I plan to continue our talks soon. pic.twitter.com/1LBM2F6kPK

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 20, 2023

Ndërsa, pas takimit me Kurtin, Lajçak tha se delegacioni i emisarëve ndërkombëtarë ka pritur më shumë mirëkuptim rreth mundësive që ofron propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Është shumë herët për të bërë deklarata dramatike, sepse, siç e dini, ne jemi në mes të misionit tonë dhe do të vazhdojmë për në Beograd, kështu që nuk kam shumë çfarë të them. Por, dua të them se, megjithatë, në këtë pikë, ne kemi pritur që të kuptohen më mirë mundësitë që i ofron ky propozim. Shpresoj të mbërrijmë atje, te mirëkuptimi i plotë, si dhe shfrytëzimi i plotë i potencialit që ka ky propozim. Ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë”, tha Lajçak.

Lajçak tha se Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja janë të përkushtuara për arritjen e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe këtë, sipas tij, e dëshmon prania e emisarëve të SHBA-së, Gjermanisë, Italisë dhe Francës në takime.

Në Beograd, pas takimit me Vuçqin Lajçak tha se “diskutimi ka qenë intensiv, i vështirë, por edhe i hapur”.

“Ndihemi të inkurajuar nga rezultati”, tha ai.

“Për ne, zbatimi në kohë i [Marrëveshjes për] Asociacionin e komunave me shumicë serbe është element kyç për stabilitet dhe jemi të bindur se plani që kemi paraqitur në shtator, dhe që diskutuam sot, është mënyra më e mirë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe për integrimin e rajonit”, shtoi Lajçak.

Formimi i këtij i asociacioni në Kosovë është edhe çështja më e diskutueshme në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

Zyrtarët kosovarë, të cilët po përballen me trysninë ndërkombëtare për formimin e tij, thonë se ai nuk mund të jetë njëetnik.

Gjatë vizitës në Prishtinë dhe Beograd, Lajçak ishte i shoqëruar nga i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguari i Francës, Emmanuel Bonne, i dërguari i Gjermanisë, Jens Plotner, dhe këshilltari i Qeverisë italiane, Francesco Talo.

Gjithashtu lexoni:

Kryediplomati kroat: Anëtarësimi i Kosovës në KE eliminon një boshllëk të madh

Kurti dhe Murati takojnë drejtues të Odës Ekonomike të Gjenevës

Kurti pret Kryetarin dhe anëtarët e Odës Ekonomike të Gjenevës

Kosova në krizë, por bota shikon nga ana tjetër

Vitia: Investime të reja në shëndetësi për Shtimen, dorëzohet autoambulanca

Kosova News 20/01/2023 20/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
few clouds
35° _ 34°
31%
3 km/h
Thu
37 °C
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C

Lajmet e Fundit

Kryediplomati kroat: Anëtarësimi i Kosovës në KE eliminon një boshllëk të madh
19:04 -26/06/2025
Mediat izraelite: Trump dhe Netanyahu janë pajtuar që lufta në Gaza të përfundojë brenda dy javësh
18:25 -26/06/2025
Kurti dhe Murati takojnë drejtues të Odës Ekonomike të Gjenevës
18:17 -26/06/2025
Kurti pret Kryetarin dhe anëtarët e Odës Ekonomike të Gjenevës
16:38 -26/06/2025
Dy të vdekur nga stuhitë franceze që përmbytën rrugët dhe shkaktuan rrjedhje të çatisë së parlamentit
16:32 -26/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?