Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila i është gëzuar fitores së Distria Krasniqit me medalje të artë në Grand Slamin e Parisit.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kusari-Lila shkroi ” Distria Krasniqi dhe i madhi Toni Kuka ngritën flamurin e Kosovës lartë bashkë me krenarinë dhe motivin tonë sot në Grand Slam në Paris. Kosovës i sollën të artën prapë”, njofton KosovaNews.
Kujtojmë se Distria Krasniqi mposhti hungarezen, Reka Pupp, për herë të gjashtë këtë të shtunë teksa është mposhtur vetëm njëherë nga ajo.
Postimi i plotë:
Kosovës i sollën të artën prapë!
E arta Distria Krasniqi dhe i madhi Toni Kuka ngritën flamurin e Kosovës lartë bashkë me krenarinë dhe motivin tonë sot në Grand Slam në Paris.
Ju faleminderit për fitoret që lartësojnë emrin Kosovë ❤️??