KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti uron Gjermaninë: Jemi mirënjohës për modelin e zhvillimit të bazuar në punë dhe ndershmëri, që edhe ne e ndjekim
Politikë

Kurti uron Gjermaninë: Jemi mirënjohës për modelin e zhvillimit të bazuar në punë dhe ndershmëri, që edhe ne e ndjekim

Kosova News
Kosova News 16:37 -03/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar Gjermaninë në Ditën e Bashkimit.

Të hënën është 32 vjetori i bashkimit të Gjermanisë.

Kurti në një postim në Facebook ka thënë se lidhja e fuqishme mes Kosovës dhe Gjermanisë është edhe rezultat i mërgatës kosovare që jeton në Gjermani.

“Sot populli mik gjerman feston 32 vjetorin e bashkimit të Gjermanisë. Kohë për të reflektuar mbi këtë ngjarje të rëndësishme historike por edhe kohë për të çmuar miqësinë e veçantë mes dy popujve tanë që nuk bazohet vetëm në interesa strategjike, politike apo ekonomike, por lidhet edhe me konceptimin e njëjtë të të drejtave themelore të njeriut dhe të vlerave demokratike, liberale e sociale. Lidhja e fuqishme mes dy vendeve tona vjen edhe si rezultat i mërgimtarëve tanë që punojnë dhe jetojnë në Gjermani ndërkohë që kontribuojnë edhe në zhvillimin e Kosovës. Republika jonë i është mirënjohëse Gjermanisë për ndihmën e shumëfishtë që ajo na ka dhënë, për modelin që ka ngritur e që frymëzon një zhvillim të bazuar në punë, dije dhe ndershmëri, të cilin edhe ne e ndjekim, si dhe për modelin e bashkimit që ajo ka aplikuar tri dekada më parë duke sjellë zhvillim, demokratizim e paqe”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti ka thënë se ata persona që ishin kundër bashkimit të Gjermanisë para 32 vjetëve tash po bëjnë luftë në Ukrainë dhe se do të humbin sërish.

“Me Gjermaninë së fundi kemi qenë bashkë edhe në dënimin e hershëm të agresionit rus mbi Ukrainën duke shprehur mbështetjen për popullin ukrainas dhe përpjekjen e tij çlirimtare. Gjithashtu në tejkalimin e krizave që i solli lufta si asaj me energji dhe inflacion të lartë ku vazhdojmë ta mbajmë bashkëpunimin në mënyrë që nga kjo gjendje e rëndë që e ka përfshirë Evropën dhe botën të dalim sa më mirë. Ata që ishin kundër bashkimit të Gjermanisë 30 vite më parë, e që tash po bëjnë luftë kriminale kundër Ukrainës, si atëherë, edhe tash tri dekada më vonë, do të humbin përsëri. Kancelarit Olaf Scholz, Qeverisë Federale të Gjermanisë dhe gjithë popullit mik gjerman i urojmë Ditën e Bashkimit!” – ka shkruar Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

​Policia mbështeti aksionin për rrënimin e vilave ilegale në Ujman, nuk pati telashe

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026

Kosova News 03/10/2022 03/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare
19:47 -21/07/2026
Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët
19:10 -21/07/2026
Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               
18:58 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?