Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot me ftesë të presidentit Erdoğan do të qëndrojë për një vizitë pune në Turqi.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, transmeton Anadolu Agency.
Gjatë takimit që do të mbahen në Istanbul, do të shqyrtohen në aspekte të ndryshme marrëdhëniet dypalëshe mes Turqisë dhe Kosovës dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, thuhet në njoftim.
Gjatë takimit pritet po ashtu të shkëmbehen mendime për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Ballkan.