Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në dyvjetorin e fitores në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, ka takuar partnerët e koalicionit. Në zyrën e tij i ka pritur kryeparlamentarin Glauk Konjufca, ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, ministrin i Bujqësisë, Faton Peci, dhe shefen e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.
“Bashkë sot, sikurse me 14 shkurt 2021, sikurse në secilën ditë të këtyre dy viteve. Bashkë përballë sfidave e detyrave që kemi përpara. Me përkushtim që nuk zbehet. Me përgjegjësi që rritet“, shkroi Kurti.
“Fitorja e madhe e shkurtit ishte ndryshe, sepse ishte vetë ndryshimi demokratik. Ishte fitore, sepse fituan qytetarët dhe e gjithë shoqëria. Ajo na rikujton më së miri vullnetin dhe pritjet e popullit, të cilit do t’i shërbejmë çdo ditë me përpikmëri dhe devotshmëri. Bashkë deri në realizimin e plotë të zotimeve tona për punësim dhe drejtësi”, shtoi ai.
VV-ja i fitoi zgjedhjet e vitit 2021 me mbi 50% të votave, duke u bërë lista e parë zgjedhore në historinë e zgjedhjeve të Kosovës që fiton mbi gjysmën votave. VV në lsitën e saj kishte përfshirë edhe Listën Guxo, që atë kohë kishte kryetare presidenten e tanishme, Vjosa Osmani, dhe subjektin Alternativa