KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Serbia është në panik, do “Zajednicë” dhe ta shkelë ministrin tonë nga komunitetet
Politikë

Kurti: Serbia është në panik, do “Zajednicë” dhe ta shkelë ministrin tonë nga komunitetet

Kosova News
Kosova News 13:46 -10/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti, ka theksuar se Serbia është në panik dhe sa më parë do t’i bëjë bashkë 10 kryetarë të komunave që udhëhiqen nga Lista Serbe, ta shpallë një president të “Zajednicës” e ta shkelë ministrin e Qeverisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb.

Në një fjalim të mbajtur, pasi që ka bërë homazhe te pllaka përkujtimore e Mon Balajt e Arben Xheladinit, me rastin e 16-vjetorit të vrasjes së, Kurti ka theksuar se kurrë s’ka qenë më e diskutueshme nëse ia kanë vlejtur komunat mbi baza etnike, kundër të cilave ai ka thënë se kanë protestuar në shkurtin e vitit 2007.

“Kosova kë nevojë për më shumë demokraci, e ndër aspektet e rëndësishme të demokracisë është pluralizmi politik, te komuniteti serb në Kosovë njëmend nuk ka pluralizmë politik, mirëpo ai megjithatë po lind me qeverisjen tonë demokratike e progresiste, prandaj Serbia është në panik, duan që t’i bëjnë bashkë sa më parë 10 kryetarë të komunash të së njëjtës parti, që e dirigjojnë ata, ta shpallin një president ‘zajednicë’ e me atë ta shkelin ministrin tonë të Qeverisë tonë, ministrin nga radhët e komunitetit serb, e padrejtë dhe e gabueshme, e dëmshme dhe e papranueshme”, ka deklaruar Kurti.

Sipas tij si “Zajednicë” komunash ka nisur edhe Republika Sërpska në Bonje e Hercegovinë.

“Kurrë nuk ka qenë me e diskutueshme gjithandej, nëse ia kanë vlejtur komunat mbi baza etnike, prandaj Beogradi zyrtar me kaq nervozë kërkon Asociacion të tyre. Si ‘zajdenicë’ komunash pat nisur edhe Republika Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë, jam i bindur që këtë nuk e duan serbët e Kosovës, por jam i bindur që mu këtë e do Serbia”, është shprehur Kurti, duke shtuar se gjashtë javë pas asaj demonstrate, Martti Ahtisaari e shtoi rekomandimin për pavarësi të mbikëqyrur si faqe të parë të propozimit të tij.

Ai ka folur edhe për hetimet që janë bërë për vrasjen e Balajt e Xheladinit.

shefi i shtyllës së parë të UNMIK-ut në atë kohë, Robert Dean, pat bërë një hetim në pranverë, nga i cili doli konkluzioni që për menaxhimin e asaj demonstrate vrasjet e Monit dhe të Arbenit kanë qenë edhe të panevojshme, edhe të evitueshme. Policët e UNMIK-ut shfrytëzuan imunitetin ndërkombëtar, ndërkaq Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka ngelur t’i përgjigjet Ministrisë sonë të Drejtësisë”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka folur edhe për atë që i ka paraprirë protestës së 10 shkurtit të vitit 2007. “8 ditë më herët, u pat publikuar paketa e ndërmjetësit Ahtisaari për të cilën ne kishim shumë kritika e që i shpalosëm në tubime publike me qytetarë, anë e kënd Kosovës. Ishim të pakënaqur sepse të bindur që Kosovës i takon shumë më tepër, që populli i Kosovës meriton shumë më shumë dhe që padrejtësitë e reja nuk i durojmë”, ka theksuar Kurti.

Sipas tij pakoja e Ahtisaarit ishte kundërshtuar me të drejtë atë kohë. “Aty kishte komuna të reja mbi baza etnike, zona të veçanta serbizuese rreth kishave e manastireve ortodokse, shuarje përfundimtar të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, pjesëmarrje të Kosovës në borxhin e jashtëm të Serbisë, e drejta e vetos për deputetët serbë me ulëse të rezervuara e të garantuara në Kuvendin e Kosovës, dhe vazhdimi i sundimit ndërkombëtar me fuqi ekzekutive mbi nene e pa llogaridhënie ndaj neve”, ka theksuar Kurti.

Kurti me kabinetin qeveritar dhe zyrtarë e aktivistë përkujtojnë Xheladinin e Balajn, vendosin kurora me lule (FOTO)

Gjithashtu lexoni:

Kurti pret në takim ambasadorin e Turqisë, diskutojnë zhvillimet e fundit në vend

Krasniqi: Konstituimin duhet ta bëjmë qysh nesër, Kosova s’mund të presë

Haradinaj: Bllokada në Kuvend vazhdon, presidentja ka shqetësim se koha po ec shpejt

Abdixhiku: Mbështesim aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe kërkojmë unitet politik

Lumir Abdixhiku nis takimin me presidenten Osmani për zgjidhjen e ngërçit politik

Kosova News 10/02/2023 10/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
clear sky
30° _ 29°
26%
5 km/h
Wed
31 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
36 °C
Sun
37 °C

Lajmet e Fundit

“Donacione” të rreme për gratë e kthyer nga Siria – Prokuroria në Prishtinë thërret qytetarët e dëmtuar për të dëshmur
17:42 -02/07/2025
Kurti pret në takim ambasadorin e Turqisë, diskutojnë zhvillimet e fundit në vend
17:23 -02/07/2025
Krasniqi: Konstituimin duhet ta bëjmë qysh nesër, Kosova s’mund të presë
17:16 -02/07/2025
Maqedonci takon gjeneralin Iannucci, fokusi në bashkëpunimin në mbrojtje
17:03 -02/07/2025
Haradinaj: Bllokada në Kuvend vazhdon, presidentja ka shqetësim se koha po ec shpejt
16:57 -02/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?