KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti: Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale në Kosovë
Politikë

Kryeministri Kurti: Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale në Kosovë

Kosova News
Kosova News 11:28 -27/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar drejtësi për të vrarët gjatë luftës së fundit në Kosovë, e në veçanti të lagjes “Dardania” në Pejë.

Pas homazheve pranë pllakës përkujtimore të kësaj lagje, shefi i ekzekutivit ka thënë se Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale.

“Bashkë me kolegë nga Kuvendi dhe me aktivistë të Lëvizjes sonë bëmë homazhe këtu në Pejë te lapidari, duke u përkulur e duke i përkujtuar 40 të vrarët gjatë luftës së fundit nga forcat serbe këtu në lagjen ‘Dardania’”, ka thënë Kurti, teksa ka thënë se Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale.

Kurti ka kërkuar më shumë punë nga Prokuroria Speciale në identifikimin e kryerësve të masakrave në Kosovë.

“Drejtësia dhe e vërteta janë të domosdoshme për paqe afatgjate dhe për siguri, për të gjithë dhe për marrëdhënie të mira fqinjësore e normale. Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale në Kosovë dhe Prokuroria Speciale duhet të punojë ditë e natë që t’i nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit dhe në këtë mënyrë të fillojë rehabilitimi për viktimat. Dihet që viktimat nuk janë vetëm të vrarët e të rrëmbyerit por edhe familjet e tyre, farefisi i tyre dhe mbarë shoqëria jonë”, ka thënë Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Kurti-opozitës: Testojeni Albulenën nëse i ka 61 vota apo jo

Kurti: Është obligim i të gjithë deputetëve të funksionalizojnë Kuvendin, opozita s’i pranoi dy opsionet tona

Kurti: PDK dhe LDK po e keqinterpretojnë aktgjykimin, askund s’thuhet se votimi i fshehtë është antikushtetues

Limaj: Nëse partia e parë s’ka shumicë, t’u jepet mundësia të tjerëve – në fund bën edhe qeveri teknike

Abdixhiku: Me plot zemër do ta votonim me 20 vota kundër Haxhiun, por s’bëjmë shkelje kushtetuese

Kosova News 27/03/2023 27/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
broken clouds
22° _ 22°
73%
3 km/h
Sat
27 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

“Vdiq” 30 vite më parë, kroati gjendet i gjallë
21:05 -28/06/2025
A ka potencial për konflikt në Ballkan? Përgjigjet ish-këshilltari i sigurisë, John Bolton
21:01 -28/06/2025
“S’japim dot zgjidhje për Kosovën e Serbinë”, ish-këshilltari i Trump: Ja si i jepet fund konfliktit
20:56 -28/06/2025
Një valë nga e gjithë Evropa në paradën LGBTQ+ në Budapest, organizatorët: Jemi 200 mijë
20:52 -28/06/2025
SUV-i elektrik i radhës i Volvo-s do të vijë në vitin 2026
20:49 -28/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?