KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti në Madrid: Serbia, vend autoritar – u përpoq ta minojë sundimin e ligjit në veri
Politikë

Kurti në Madrid: Serbia, vend autoritar – u përpoq ta minojë sundimin e ligjit në veri

Kosova News
Kosova News 23:38 -25/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalimit të tij në Kongresin e 26-të të Internacionales Socialiste që po mbahet në Madrid të Spanjës, ka folur edhe për Ballkanin Perëndimor.

Ai tha se përbërësi që mungon për paqe në rajonin e Ballkanit Perëndimor është një Serbi demokratike.

Sipas kreut të qeverisë, fqinji verior i Kosovës – Serbia, është ende një vend autoritar me aspirata territoriale ndaj Kosovës dhe me lidhje të gjera e të ngushta me Kremlinin.

“Që nga përfundimi i luftës në vitin 1999, ata na kanë kërcënuar vazhdimisht me sjellje luftarake. Deri më sot, ata mbajnë 48 baza ushtarake dhe xhandarmërie në të gjithë kufirin e saj me Kosovën. Për më tepër, që nga shpallja jonë e pavarësisë në vitin 2008, ajo është angazhuar vazhdimisht në fushata që synojnë të minojnë shtetësinë tonë”.

Më tej, Kurti tha se ndonëse Serbia kërkoi mendimin e GJND-së rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, ajo ka zgjedhur të mos i respektojë gjetjet e gjykatës dhe së fundi, sipas tij, Serbia është përpjekur të përdorë ndikimin e saj në veri të Kosovës për të minuar sundimin e ligjit.

Tutje, kreu i ekzekutivit kosovar tha se me një Serbi që refuzon të pranojë krimet e luftës nga e kaluar e afërt është e vështirë të arrihet një paqe e vërtetë përgjatë vijave, siç i quajti ai, kantiane.

“Megjithatë, ne u angazhuam në dialog të hapur demokratik në Bruksel, të ndihmuar nga Bashkimi Evropian. Ne diskutojmë me ata që nuk ndajnë të njëjtat besime dhe që nuk kanë të njëjtin realitet”, tha Kurti,

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu për votimin e fshehtë: Kuvendi vazhdon aty ku ka mbet

Brahimaj: Interpretimi i Kurtit për Kushtetuesen është mashtrim, po i zbulohen këmbët

Çitaku thotë se Kurti kërkoi nga partitë nënshtrim: Nuk ofroi zgjidhje

Abdixhiku mbërrin në Parlament, thotë se do të deklarohet pas seancës

Albulena Haxhiu arrin në Kuvend, s’e thotë asnjë fjalë

Kosova News 25/11/2022 25/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
73%
1 km/h
Sun
29 °C
Mon
33 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
31 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu për votimin e fshehtë: Kuvendi vazhdon aty ku ka mbet
11:18 -29/06/2025
Brahimaj: Interpretimi i Kurtit për Kushtetuesen është mashtrim, po i zbulohen këmbët
11:15 -29/06/2025
Çitaku thotë se Kurti kërkoi nga partitë nënshtrim: Nuk ofroi zgjidhje
11:12 -29/06/2025
Abdixhiku mbërrin në Parlament, thotë se do të deklarohet pas seancës
11:10 -29/06/2025
Albulena Haxhiu arrin në Kuvend, s’e thotë asnjë fjalë
11:08 -29/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?